Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen kundër Celta Vigos. “Cristiano nuk luan, sepse nuk është në formën e tij më të mirë.

Gjithmonë kam thënë se nuk do ta rrezikojmë kur nuk është i riaftësuar. Duhet të fitojmë pa të”. Portugezi u dëmtua në ndeshjen kundër Valladolidit. Ronaldo duket se këtë edicion do të veshë fanellën e Realit të Madridit vetëm në finalen e Ligës së Kampionëve më 24 maj.

Totti: Zaneti është legjendë
 “Lojtarët si Zanetti nuk janë vetëm simbol apo emblemë që e përfaqësojnë një klub për shumë vite, por janë kampionë të vërtetë të cilët do të mbesin në historinë e këtij sporti për sjelljen e tyre, profesionalizmin dhe lidhjen me fanellën e klubit.

Të përqafoj shumë dhe të falënderoj për gjithçka që ke bërë për futbollin botëror. Je një legjendë për të gjithë ne”. Këto janë flajët e kapitenit të Romës, Totti për legjendën e Interit, Zaneti pas largimit nga futbolli. Sonte pas ndeshjes me Lazion që zhvillohet në San Siro nëora 20:45 Zaneti i jep fund karrierës në fushë, teksa do të marrë postin e drejtorit sportiv te zikaltërit.

Guardiola mund të largohet?
Pep Guardiola ka deklaruar se po ndien rrezikun e mundshëm të largimit nga Bajerni i Mynihut pas dyshimit në Champions League. Humbja në Kupën e Gjermanisë mund ta rrezikonte akoma më shumë postin e tij te gjermanët që në vitin e parë.

“Pas eliminimit nga Champions League po ndjej rrezik të madh për të ardhmen time këtu. Por ky është statusi i një trajneri që drejton një skuadër të madhe. Në fakt të gjithë trajnerët janë në rrezik kur drejtojnë një skuadër. Na duhet të fitojmë finalen me Dortmund, më pas duhet biseduar të ardhmen edhe njëherë me drejtuesit e skuadrës" tha Guardiola.

Gigs: Brazili do tregojë Januzajn
Legjenda e Manchester United, Gigs ka folur me superlativa për yllin e ri të ekipit, kosovarin Adnan Januzaj. Uellsiani ka deklaruar për mediat se, Januzaj do të shkëlqejë me Belgjikën në Brazil. "Adnani është një nga ata që mund të shkëlqejnë në Kampionatin Botëror.

Atij i duhen minuta dhe besim për të treguar talentin që ka. Talentin e tij e kam vërejtur në fushë me të dhe në stol si trajner, është një djalosh që di të bëjë gjithçka me top. Mendoj se Belgjika do të përfitoi shumë nëse ai luan" tha Gigs.
                                               


d.b/shqiptarja.com