Zëdhënësi i forcave të koalcionit nën udhëheqjen e SHBA-së në luftën kundër organizatës terroriste ISIS, Steve Warren në ambasadën amerikane në Bagdad, tha se kjo organizatë terroriste ka humbur më shumë se 40 përqind të territorit që kishte pushtuar në Irak.
“ISIS-i ende ka fuqi të realizojë sulme me përmasa të vogla. Megjithatë, ka humbur 40 përqind të territorit që e mori vitin e kaluar. Është dëbuar nga Tikriti dhe Balia, ndërsa së shpejti do të mposhtet edhe në Anbar”, tha Warren si dhe shtoi se avionët amerikanë kanë kryer më shumë se nëntë mijë sulme ndaj bastioneve të organizatës terroriste ISIS.
“Këto sulme kanë ndalur më shumë se 90 përqind të prodhimit të naftës së organizatës terroriste”, thekson Warren
/Shqiptarja.com