Mediet ndërkombëtare raportuan dje se Pep Guardiola do të largohet këtë verë nga Manchester City, paçka se ka edhe një sezon në kontratë. Trajneri spanjoll ua ka kërkuar drejtuesve diçka të tillë dhe City ka hedhur sytë te zëvendësuesi, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë Enzo Maresca.

Mediet në ishull bëjnë me dije se ish-ndihmësi i Guardiolës te City dhe ish-trajneri i Chelseat ka një akord total me 'Qytetarët'.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Maresca ka arritur një marrëveshje verbale me drejtuesit e Cityt dhe tani pritet vetëm konfirmimi zyrtar i bashkëpunimit të përfunduar për një afat 3-vjeçar.

Maresca është ish-futbollist italian dhe ndihmës i Pep Guardiolës, me të cilin punoi për shumë vite në stafin e trajnerëve të Cityt. Maresca u largua nga City në vitin 2023, pas së cilës drejtoi Leicester Cityn dhe Chelsean, teksa 'Blutë' nga 'Stamford Bridge' e shkarkuan pesë muaj më parë. Me Chelsean trajneri fitoi Kupën e Botës për Klube.