Pep Guardiola: Më vjen turp për atë që thashë për Gerrard, i kërkoj falje

Pep Guardiola: Më vjen turp për atë që thashë për Gerrard, i kërkoj falje

Pep Guardiola

Kush punon edhe gabon. Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t i ka kërkuar falje legjendës së Liverpool, Steven Gerrard. Në një intervistë të disa ditëve më parë, Guardiola ironizoi ish-kapitenin për një rrëzim në fushë disa sezone më parë, ku City fitoi titullin kampion pas këtij episodi.

“Më vjen shumë turp për atë që thashë për Gerrard. I kërkoj falje atij për ato komente nga ana ime për të. Ai e di shumë mirë se sa e respektoj, e admiroj karrierën e tij dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë për vendin e tij. Më vjen turp nga vetja, ai nuk e meriton një koment të tillë ”, tha trajneri i Manchester Cityt.

Pas zhurmës së madhe që deklarata e Guardiolës bëri në Angli, ka qenë trajneri spanjoll që ka bërë një hap pas duke pranuar gabimin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja