Pep Guardiola ka rënë dakord për një marrëveshje të re një vjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër te Manchester City.
Kontrata ekzistuese e 53-vjeçarit me Cityn skadonte në fund të këtij sezoni dhe nëse kjo marrëveshje e re do të plotësohet, atëherë Guardiola do të kompletonte një dekadë në krye të klubit.
Njoftimi zyrtar duhet të arrijë në ditët në vijim, por lajmi i publikuar nga 'The Athletic' është konfirmuar nga media të ndryshme. Guardiola, i cili zbriti në Premier League në vitin 2016 do të kalojë 10 vite në krye të 'Qytetarëve'.
Guardiola u emërua si trajner i Man. Cityt në vitin 2016 pas aventurave tek Barcelona dhe Bayern Munich, duke fituar 18 trofe gjatë kohës që ka kaluar në Manchester, duke përfshirë gjashtë tituj të Premier League si dhe trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.