PEQIN-Kapen me 65 kg kanabis në bagazh arrestohen 4 persona në Peqin, ndërsa policia ka sekuestruar edhe 2670 Euro.
Asllan Muka, 38 vjeç banues në Shijak dhe Fidel Osma, 23 vjeç, Amarildo Braçe, 29 vjeç e Mario Hoxholli, 23 vjeç të tre banues në Durrës u arrestuan në sajë të operacionit të koduar “Transportuesi”.
Policia prangosi këta 4 persona gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin “BMW X5” me targa AA 006 KY, drejtuar nga shtetasi Asllan Muka, në fshatin Lolaj.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezulton se kjo vepër penale, dyshohet të jetë kryer në bashkëpunim nga shtetasit; Fidel Osma i cili ka qenë drejtues i automjetit me targa AA 101 MY, Asllan Muka, Amarildo Braçe dhe Mario Hoxholli.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 65 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”, dy automjetet, 5 aparate celularë të markave të ndryshme dhe 2670 Euro.
[gallery]22600[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO