Për Akademinë dhe zotin Gjinushi

Për Akademinë dhe zotin Gjinushi

Këto radhë po i shkruaj si pedagog universiteti prej më shumë se 20 vjet, dhe së fundi edhe si pedagog i jashtëm në IB Washington DC, si pjesëmarrës në shumë veprimtari akademike jashtë vendit, si gazetar që një pjesë të madhe të shkrimeve të mia ia kam kushtuar edhe problemeve të kulturës, të arsimit apo të shkencës në përgjithësi dhe si qytetar i Republikës që, në më shumë se një rast, jam shprehur për krizën e thellë të mendimit human e shkencor në vend.

Kam qenë dhe jam i mendimit edhe unë se gjendja e sotme e Akademisë së Shkencave, për shumë e shumë arsye, nuk është ajo që do të donim të gjithë të ishte, pra një institucion honorifik me hije të rëndë që të orientonte zhvillimin e dijeve në Shqipëri në mënyrë që të gjitha anët e jetës shqiptare duke filluar nga shkolla e duke mbaruar te inteligjencia artificiale fjala vjen, të kishin edhe gjurmën e imazhit që vinte nga lëvrimi i dijes me Akademinë si nxitëse dhe orientuese.

Në anën tjetër, qortimi, kritikat dhe anatemimet ndaj Akademisë u kthyen në sport kolektiv aq sa publiku dhe opinioni i gjerë nuk arrinte të orientohej në problemet reale që ka ky institucion dhe shkenca në vendin tonë. Por, arrinte të kuptonte, në shumë raste, pleksjen e interesave vetjake të një apo më shumë individëve.

Në disa raste, ligjërimi publik, në lidhje me këtë argument, shfaqej në artikulime njerëzish të dëshpëruar që bëjnë thirrje për mbyllje ose të tjerë që, me anë platformash e prononcimesh në shtyp, vizatonin realitetin e tyre për këtë institucion. Secili është në të drejtën e tij që të shpalosë platforma e të bëjë projektligje ashtu siç e mendon ai se mund të reformohet Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Unë do të kisha parapëlqyer të dëgjoja ndonjë prej atyre akademikëve që, bashkë me qeverinë e zotit Berisha, në vitin 2008, shkatërruan rrjetin e institucioneve kërkimore shkencore të vendit duke i atashuar ato pranë universiteteve publike dhe, për të larë hesapet me një pjesë akademikësh, miratuan një ligj që u ndalonte akademikëve mbi moshën 75-vjeç që të zgjidhnin e të zgjidheshin. Ky ligj u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas ankimimit që i bënë atij disa akademikë, mes tyre edhe profesor Gjinushi. Dhe sot degradimi i universiteteve ka marrë me vete dhe ka shuar edhe ato pak qendra kërkimore që kishte vendi deri në vitin 2008.

Qysh kur mësova se Prof. Skënder Gjinushi, së bashku me një grup pune, kanë marrë përsipër hartimin e një projektligji që do të reformojë Akademinë e Shkencave, krijova menjëherë bindjen

se vetëm në këtë rast puna ka shkuar tek i zoti. Profesor Skënder Gjinushi është më i afti, më i përgatituri dhe njeriu që ka lirinë më të madhe akademike për ta reformuar atë institucion. Këtë mendim timin e kam dhënë edhe në ambientet universitare kur na u kërkua të shpreheshim për këtë projektligj dhe po e shpall edhe tani. Do të doja të përmendja disa argumente në favor të kësaj ideje.

E para, kam qenë pedagog në kohën kur Skënder Gjinush u zgjodh ministër i arsmit në Shqipëri në vitin 1987 dhe e kam ndjekur dhe e kam parë nga afër reformën e thellë që ai kreu në arsimin shqiptar. Ai ishte i pari që ideoi dhe zbatoi një reformë të mirëfilltë arsimore duke futur për herë të parë termin « modernizim » të arsimit dhe duke larguar me elegancë termat e trekëndëshit edukim idologjik apo boshti m-l, etj. Reforma e ndërmarrë prej tij ishte e dyta që kryhej për të zëvendësur reformën e vitit 1968. Në këtë reformë që përfshiu gjithë arsimin shqiptar, parauniversitar dhe universitar, për herë të parë, u vu si kriter dija kritike dhe të mësuarit logjik. Mbaj mend se, në atë kohë, në universitetin tonë, nën frymën e kësaj reforme, e hoqëm lëndën « Mendimi estetik i Enver Hoxhës », lëndë të cilën e gjeta në universitetin e Tiranës në vitin 1990, por kjo është histori tjetër. Të gjithë ata që e mbajnë mend atë reformë do të kujtohen sidomos për dy ndryshime thelbësore që u bënë në arsimin parauniversitar, për lëndën e gjuhës dhe atë të matematikës. Këto dy lëndë u shpallën prioritare për shkollën dhe programet e tyre dhe tekstet u konceptuan si një e tërë nga klasa e parë deri në të fundit të 8-vjeçares. Programi dhe tekstet e matematikës u drejtuan dhe u hartuan nën drejtimin e Prof. Skënder Gjinushit.

Unë e mbaj mend shumë mirë dhe dua ta përmend përsëri atë që kolegu im nga Australia, prof. Peter Morgan shkruan në librin e tij për Kadarenë (« Shkrimtari dhe diktatura ») kur flet për rolin e elitave të borgjezisë komuniste në përmbysjen dhe në shembjen e diktaturave komuniste. Edhe te ne, studentët që u ngritën në revolta, intelektualët që u përfshinë në debatet publike për kritikën e komunizmit, ishin pjesë e kësaj elite. Ndër ta u dallua edhe Skënder Gjinushi, i cili, në disa forume të larta të Partisë së Punës, në atë kohë, u shpreh me kritika të forta për sistemin dhe për kthimin drejt Perëndimit.

Ndërsa në vitet e tranzicionit, Prof. Gjinushi është ndër personalitetet më të përgatitura, me zgjuarsi të lindur, me logjikë prej shkencëtari dhe për meritë të tij ne kemi sot shumë nga ligjet që janë miratuar e zbatohen me koherencë. Është ndër të rrallët politikanë të tranzicionit që banon në të njëjtën banesë që ka pasur para viteve ’90.

Ndërsa, nëse e sheh projekt-ligjin që ai ka hartua,r bashkë me grupin e tij të punës, dallon pikërisht këto tipare : njohjen e thellë të objektit dhe vizionin që ai ka, të cilat mund të përmblidhen shumë shkurt në tri shtylla. E para, projekt-ligji i jep fund spekulimeve nëse duhet apo nuk duhet të kemi Akademi. Zhurma e tepruar ndonjëherë se. meqenëse kemi krizë të Akademisë. duhet ta zhdukim atë, apo teoritë kinse moderne se Akademia jonë është e modelit sovjetik, këtu bien poshtë dhe modeli që ndërtohet është ai i një institucioni serioz siç e kanë Austria, Gjermania, Maqedonia e Veriut apo vende të tjera. Projektligji, për herë të parë, adreson dhe ndan dy probleme : krizën e shkencës në Shqipëri dhe strukturën e funksionimit të Akademisë. Për të zgjidhur këtë ngërç, projekt-ligji i zotit Gjinushi është i qartë : jo rikthimit të institucioneve që i transferoi qeveria e Berishës te universitetet publike, duke i shkatërruar ato, por krijim pranë Akademisë i bërthamave kërkimore-shkencore sipas vizionit që ka Akademia, vizion që duhet të mbajë në vështrim idenë që dija duhet t’u paraprijë zhvillimeve të një vendi në arsim, në teknologji, në sociologji e me radhë. Këto bërthama që do të realizojnë projekte në ndihmë të zhvillimit të vendit dhe në bashkëpunim edhe me institucione kërkimore brenda e jashtë vendit, nesër, nëse e rrisin famën dhe produktivitetin, mund të shndërrohen në Institute. Akademia ka vetëm rol koordinues dhe vizionar.

E dyta, organizmimi i Akadmisë me Asamblenë dhe Ekzekutivin sipas projekt-ligjit të Gjinushit merr një zgjidhje optimale. Në fillim duhet të kujtojmë se një vendim i qeverisë Berisha, siç e përmenda më sipër, përjashtonte akademikët mbi moshën 75 vjeç nga e drejta e zgjedhjes. Ky ligj është është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe sipas projekt-ligjit të zotit Gjinushi, akademikë zgjidhen edhe ata që janë deri në këtë moshë. Kjo krijon mundësinë që të hapen vende të reja për anëtarësime nga vendi dhe nga rajoni. Është fjala gjithmonë për Asamblenë e Akademisë e cila në këtë formë krijon një fizionomi më të plotë. Ka dhe një propozim tjetër që mosha të ulet në 68 vjeç. Sipas pikëpamjes sime kjo e zhvlerëson kuptimin për figurën e akademikut sepse, jo vetëm që të tillë, deri në këtë moshë, kemi shumë pak, por pjekuria akademike, në disa raste, nis pas kësaj moshe. Ndërsa problemi i reformimit të Akademisë, sipas projektligjit Gjinushi, bën zgjidhjen më të arsyeshme dhe i harmonizon moshën dhe kontributin. Ndërkaq, funksionimi i institucionit, më tej, rregullohet me Statut dhe me rregullore të posaçme.

Këto janë vetëm disa nga anët themelore që përmban projekt-ligji Gjinushi, të cilat, bashkë me frymën që ka ai projekt-ligj, do ta bëjnë Akademinë një institucion që do të marrë përgjegjësitë që i takon në jetën e vendit.

Ekzistenca e kësaj Akademie dhe fytyra e re që do të marrë ajo nesër, do të krijojnë mundësinë që në të të përfshihen edhe studiues të dalluar shqiptarë që sot ndodhen jashtë vendit. Veçanërisht krijimi i bërthamave kërkimore-shkencore me specialistë që do të konkurojnë me platforma dhe që do të përfshihen në këto bërthama për të dhënë ndihmesën në fusha të dijes që sot janë në krizë, do t’ai rrisë peshën dhe hijen këtij institucioni. Dhe kandidatura e zotit Gjinushi është ajo që duhet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjaft Me!: 23/05/2019 14:38

    Ore po paskeni qene qeniet me te paturpshme qe ka mbajtur ndonjehere kjo toke e shkrete. Po akoma me broçkullat e gjoja 'akademi te shqencave' qe as ka ekzistuar e aq me teper as qe ekziston vertete ndonjehere ne arnaudistan. Ajo ishte nje marifet e manipulim qe sistemi i vjeter ndertoi (me porosi te ruseve), per ti dhene nje fasade te jashtme e nje boje zmalto gjoja shtetit shqiptar qe ishte komplet i rrenuar e i copetuar e i mbaruar. 500 vjet nen çallmat i dogendisur sa me ska duheshin bere shume perpjekje shume, shume per ta rimekembur sado pak te shkreten Arberi... E keshtu na u krijua kjo gjoja 'akrademi' qe ishte vetem e vetem politike. Po tani ato kohe ka kaluar e jemi ne 'ekonomine e tregut' qe megjithese 1001 tmerreve, prap ka edhe ajo ndonje te mire si p.sh. eliminon ato njerez e poste e organizma artificiale qe s'japin gje e vetem konsumojne (edhe tani eliminohen vetem kur si sherbejne politikes, se kur i duhen asaj ata po vete i krijojne e s’u dhimset fare qe te hapin qesen). Atehere po mendojme se kjo 'akrademia' nuk i duhet me njeriu as per politike e as per ndonje gje tjeter, atehere PERSE DUHET MBAJTUR?!!!! Edhe femite e kopshteve e dine tashme se ata pleq nuk bejne as me te voglen gje e jo me te merren me gjoja shkence. Ata ne fakt kane me shume se nje gjysme shekulli qe vetem vjedhin shtetin duke marre rroga e honorare e duke shpenzuar meteriale e pajisje qe vetem shkojne kot. Ata ne fakt po te kishte sado pak drejtesi e moral DUHET te futen ne burg (duhesh te futeshin me kohe) per abuzim e vjedhje te pasurise se shtetit e popullit ne permasa te medha e per nje kohe te gjate. Edhe ata e dine mire kete, po si vemje te gjalla qe jane, mundohen ta zgjasin pa fund kete tragjedi-komedi ala shqiptare. Me e shumta qe bejne e kane bere eshte te kopjojne libra e broshura te te tjereve ne bote e te bejne vetem plagjiature. Ne nje vend ku mbi 70% e rrogave te buxhetoreve paguhen nga Bashkimi Europian e ku me mijra familje jetojne vetem me te ardhurat nga emigracioni e ku cdo gje varet vetem nga ndihmat nga jashte, te mbahen keta qyqare parazite me vite e vite me leke, eshte jo vetem e papranueshme po edhe nje KRIM qe i behet shoqerise ne pergjithesi. MJAFT ME! Keto DUHEN te zhduken!

    Përgjigju
    • Nik: 24/05/2019 05:31

      Bravo klasa puntore! Thirrja jote ne vesh te Fuges!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale