Për arrestimin e Belerit protestuan ashpër, por Greqia arrestoi sot 5 blerës të votave teksa zhvillohen zgjedhjet parlamentare

Për arrestimin e Belerit protestuan ashpër, por Greqia arrestoi sot 5 blerës të votave teksa zhvillohen zgjedhjet parlamentare

Kyriakos Mitsotakis, Fredi Beleri

Për arrestimin Fredi Belerit për shitblerje votash në Himarë, pati reagime të ashpra nga Greqia, ku vetë kryeministri, Kyriakos Mitsotakis tha se nuk do ta toleronte një sjellje të tillë dhe se nuk mund të kishte një arrestim të tillë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore ku Beleri kandidonte nën siglën e ‘Bashkë Fitojmë’, koalicionit Berisha-Meta.

Ndërkohë, ditën e sotme kur mbahen zgjedhjet parlamentare në Greqi, janë arrestuar 5 persona pak orë para nisjes së procesit zgjedhor, nën akuzën e shitblerjes së votave.

Kjo tregon një standart të dyfishtë nga qeveria greke, e cila e cilësoi të papranueshme që Beleri, kandidat për bashkinë e Himarës të arrestohej dy ditë para zgjedhjeve, ndërkohë që për shitblerjen e votave Greqi nuk ka tolerim dhe pesë persona janë arrestuar vetëm pak orë para nisjes së procesit të votimit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut të Thesalisë, arrestimet kanë ndodhur në orët e vona të së shtunës, ku efektivët kanë sekuestruar 197 karta identiteti, pasaporta, dy fotokopje të kartave të identitetit dhe një çantë me 114 zarfe të mbyllura, ku secili përmbante një kartë të një kandidati për deputet dhe pesë fletë votimi me emrin e kandidatit tashmë të shënuar. Dy prej të arrestuarve iu gjet edhe një shumë totale prej 6060 eurosh.

Nga ana tjetër, edhe pse në qeli dy ditë para se të mbaheshin zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri, Fredi Beleri, është shpallur fitues në bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro. Fredi Beleri nga koalicioni i ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar me 19 vota para, ndërsa kutia e fundit vendosi fatin e fituesit. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.

Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit Berisha- Meta për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri mesnatën e 12 majit. Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave. Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.

Në 13 maj, gjykata e Vlorës, caktoi masën e sigurisë 'arrest me burg' për Belerin dhe dosja hetimore për blerjen e votave, i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme (SPAK). 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lenci: 22/05/2023 12:48

    ARESTIMI NUK ESHTE ANALOG. KTU KA KARTA IDENTITETI TE KONFISKUARA, FLET VOTIMI TE GATSHME PER VOTIM... DHE SKAN ARESTUAR KANDIDAD. KURSE BELERI SA DO INAT TA KEMI ESHTE ARESTUAR ME LLAFE NJERZISH DHE LEKET QE MBANTE NE XHEP... DOMOSDO PER TE PA AFTIN ERMAL MUCA DREJTORIN E POLICIS QE AS INSKENIM SDI TE BEJ, DUKE INFILTRUAR NJE PERSON ME PREXEDENT PENAL QE SHET PESHK REZERVATI NE LUNGOMARE...

    Përgjigju
  • Eri: 21/05/2023 18:18

    E sigurt Shqiptare...po ndotim dhe boten tani...Hera pare qe degjojme per Greqine.

    Përgjigju
    • Dakord: 21/05/2023 22:41

      Eri le të themi që është hera e parë që ti lexon. Na i kurse komentet antishqiptare o shpellar/e femër a mashkull qofsh. Ske turp fundërrinë

    • Gjergj: 21/05/2023 20:26

      Mos more pelivan. Herè e parè na qènka? Greqia shtet ligjor? Ku njeh korrupsion Greqia. Ikni ore gojore, boll ndotèt ambjentin me komente lavjerrèsish qè lèpijnè kallama edhe pa pagesè fare.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente