‘Për çfarë më kritikojnë më tepër ndjekësit’, Sara Karaj tregon eksperiencën si Vlogere

Sara Karaj është një ndër vlogeret më të dashura për vajzat në rrjetet sociale, ajo ndan ekspericën e saj me produktet e make up-it, të rutinës së kujdesit për lëkurën dhe së fundmi edhe eksperiencën e saj të shtatzanisë, duke treguar për ndodhitë gjatë shtatzanisë, si momentet e bukura por edhe ato të vështira. Mirëpo komuniteti i botës virtuale nuk është gjithmonë dashamirës, shpesh ata kanë dhe kritika, të cilat as Sara Karaj nuk mund t’i shpëtoj, në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli ‘’ ajo tregoi se për cfarë është kritikuar më shpesh:

‘’ Ajo që ka qenë më e kritikuar në fakt nga të gjitha videot e mija që kam bërë këtë periudhë ka qenë një video që po tregoja shtëpinë dhe kisha veshur, sport bras, dhe ideja ishte që unë ashtu isha realisht në shtëpi dhe thjesht hyri Darti me kamerën dhe u xhirua gjëja, jo se ishte dicka e paramenduar. Ideja është ne i nxjerrim këto problemet, pra sepse e dimë shumë mirë që ka njerëz të tjerë jashtë kësaj bote dhe jashtë kamerës që po kalojnë të njëjtën gjë, mos të them edhe më keq dhe në këtë lloj mënyrë njerëzit e kuptojnë që nuk i ndodh vetëm atyre, unë mendoj që ka mënyra të ndryshme si të vajtosh ose të mërzitesh u shpreh ajo.

Sara duke qenë një vloger, i është dashur shpesh herë të postojë foto dhe në një pyetësor të realizuar se cilat janë gjërat që ka bërë për hir të rrjetetve sociale ajo iu përgjigj pyetjeve kështu:

 A ke postuar një foto që keni qenë duke darkuar ose drekuar, ndërkohë që nuk keni qenë aty?

Po shumë herë, domethënë nuk është se kam thënë që jam aty në atë moment thjesht e kam postuar sepse më erdhi ta postoja.

Nuk e postoj asnjë foto të pa edituar?

Unë kam postuar por shumë pak foto ta pa edituara. Arseyja e editimit unë e kam tek ngjyrat. Më pëlqen që ti jap një lloj  kontrasti fotove thjesht që të duket më bukur i gjithë profili jo se bën ndonjë diferencë të madhe…

Kur nuk marrin shumë like ose komente postimet i fshij ?

Unë nuk e kam bërë asnjëherë sepse realisht kur e postoj dicka unë e harroj fare që është postuar, ndonjëherë kjo është gjë shumë e keqe sepse duke qenë se jam duke bërë edhe gjëra të tjera në të njëjtën kohë, nuk i kushtoj shumë rëndësi…

Këto ishin disa nga përgjigjet e saj në lidhje me pyetësorin, duke treguar edhe njëherë që jeta në rrjetet sociale nuk është edhe aq perfekte dhe sidomos për një vloger ka problematikat e saj dhe kthehet në një punë me kohë të plotë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 15/10/2020 21:00

    Ju lutem te vini theksin te mbiemri i sares,ndryshe do te lindin keqkuptime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar