Për hajër i qoftë Albinit!

Për hajër i qoftë Albinit!

Albin Kurti

Këndej dhe andej kufirit ndër shqiptarë, mendjet po gurgullojnë si ujët në lumë të turbullt. Serbia na ka fut në vallen e saj të kamotshme me u nda mes vetesh, me u grind e mbajt mëri. Megjithëse e përdorën fytyrën si maskë prej shumë kohësh, në marrëdhëniet me njëri tjetrin, ndarja e Edi Ramës dhe Albin Kurtinlt tanimë është pafshehshme dhe boll e dukshme.

Përtej protagonizmit të dyanshëm çdo njëri prej tyre po përpiqet të thotë e bindë shqiptarët se ai ka të drejt. Albin Kurti si sovranist po kërkon t'i imponohet ndërkombëtarëve se vetëvendosja i takon veç popullit të Kosovës dhe askujt tjetër. Ndërsa Edi Rama me qasjen pragmatiste, po përpiqet të thotë se Kosova nuk ka ku shkon pa aleatët euroatlantikë SHBA+BE që çliruan Kosovën nga okupimi shumëvjeçar i Serbisë.

Në Beograd rrinë e vështrojnë, madje edhe argëtohen sesi shqiptarët falë unit e egos se prijësve të tyre në kohëra, nuk gjejnë dot gjuhën për t'u marrë vesh me njëri tjetrin e me këtë rast fusin në vallen e tyre të kërcyer keq edhe perëndimin që se njeh këtë mënyrë autentike folklorike por edhe arkaike politike.

Thënë kjo në një moment duhet me ndal e me u qartësu për diçka. Kosova iu takon shqiptarëve të Kosovës dhe vendimet duhet t'i marrim ata, sikurse dhe kostot për dështimin apo suksesin. Nëse shqiptarët e Kosovës duan atë që do Albin Kurti, le të behet ashtu si do Albini dhe ata që duan e ndjekin Albinin nëse janë shumica e popullit. E nëse kjo zgjedhje do t'iu kushtojë humbjen e mbështetjes së perëndimit dhe vendeve mike e partnere, le ta humbin.

Do izolohen, le të izolohen. Do rrezikojnë të rikthehen nën Serbi, le të rrezikojnë e le të kthehen. Çdo popull e zgjedh vetë fatin e tij kur zgjedh e ndjek udhëheqësit e vet. Askush s'ka të drejtë t'iu tregojë e mësojë sot shqiptarëve të Kosovës se çfarë duan të bëjnë. Ndoshta iu del më mirë duke provuar këtë sfidë me qenë kundër të gjithëve. Ata po e vendosin me vetëvendosje fatin e tyre, duke i shkuar pas atij që mendojnë se po i udhëheq në rrugën e duhur.

Rruga e lehtë u qoftë e fati iu priftë nëse shumica mendojnë e mbështesin Albin Kurtin dhe mendësinë e udhëheqësinë e tij. Atë që kërkojnë, atë dhe do të gjejnë. Nëse u del për keq falje e kthim pas nuk ka me pas. Se boll po na i durojnë pordhët bashkë amerikanë e europianë sikur na e kanë për borxh të na zgjidhin hallet e plotësojnë tekat tona. Për hajër i qoftë Albinit dhe çdo kujt që beson në mendimet dhe vendimet e tij. Historia dhe koha i jep çdo populli atë që kërkon dhe meriton .

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 555: 15/06/2023 09:19

    Po ky qe hiqet sikur eshte perendia a e quan te nevojshme krijimin e Asosacionit serb ne Kosove? A nuk I solli destabilizim asosacioni serb ne Bosnje? Ne se serbet i kane te gjithe te drejtat si te gjithe qytetaret e Kosoves,pse duhet pranuar asosacioni,pervecse qe te fute hundet Serbia sa here t'i duhet? Me keto merruni,pastaj gjykoni Albijin ju plehrat e Serbise!

    Përgjigju
  • Jani: 15/06/2023 08:51

    Alkiviadhi një ndër gjeneralët më te medhenj te antikitetit ka thenë "luftën e fiton ai që di kur tërhiqet "dhe historia e ka vertetuar këtu e 2500 vjet tani,mbase kuptojnë ndonjë një kok bolet që mendojnë me kokën posht

    Përgjigju
  • Aliu: 15/06/2023 04:57

    Aliu

    Përgjigju
  • Miço Mone: 14/06/2023 21:36

    Këta gazetarë që flasin sikur të japin këshilla nga foltorja e "Zotit", nuk i duhen në asnjë kohë Shqipërisë!

    Përgjigju
    • Hazbije: 15/06/2023 16:22

      Po po Albini I ka fajet sipas disave,sepse duhet ti ulim Shkijet kembkeyq, Albini po ban qka u dasht tjeret para tij te bejn.

    • Kastriot: 15/06/2023 07:48

      Po ca ti thote o vlla pervecse pushka top. Ke pa noi shqiptar te nigjoje keshillar e miqve ti?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja