Për herë të parë mamografia në Dibër, Manastirliu: Investojmë 4.5 mln € për spitalet rajonale

Për herë të parë mamografia në Dibër, Manastirliu: Investojmë 4.5 mln € për spitalet rajonale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Shërbimi i mamografisë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit për gratë ofrohet për herë të parë në spitalin rajonal të Dibrës, me instalimin e aparaturës së re të mamografisë në këtë spital. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër investimet në aparatura që kanë përmirësuar shërbimet për banorët e kësaj zone.

Mamografia vendoset për herë të parë, grafia e re sapo është instaluar dhe një sërë pajisjesh të tjera si eko, inkubatorë etj. me vlerë rreth 280 mijë euro që po instalohen në spitalin rajonal të Dibrës, përmirësojnë ndjeshëm diagnostikimin e sëmundjeve, duke bërë që shumë shërbime që pacientët detyroheshin t'I merrnin në Tiranë, sot mund t'i marrin afër vendbanimit të tyre.

 Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë

Investimet në aparatura të teknologjisë së lartë po realizohen në cdo spital rajonal.

Kemi nisur tashmë programin tonë për fuqizimin e spitaleve rajonale ku po investohen vetëm për aparatura të reja biomjekësore 4.5 milion euro që padyshim përmirësojnë dhe zgjerojnë shërbimet për qytetarët.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë

Duke u ndalur te plotësimi I nevojave me mjekë, Ministrja u shpreh:

Tre mjekë të specializuar kanë pranuar të vijnë të punojnë në spitalin e Dibrës përkundrejt pagesës së bonusit që ofrohet nga qeveria. Një mjeke e re nefrologe i është bashkuar stafit të mjekëve të specializuar të këtij spitali, duke ofruar një shërbim që deri para pak javësh nuk ofrohej në këtë spital, për të sëmurët me veshka.

Po mbulojmë edhe shërbime që më parë kishin mjaft problematika, si anestezi-reanimacion apo obsetrikë-gjinekologji. Paralelisht vijojmë me programin e patronazhit, ku mjekë nga spitalet e Tiranës po kryejnë vizita të specializuara apo edhe ndërhyrje kirurgjikale sipas një grafiku të caktuar këtu në Peshkopi dhe në ato spitale ku ka nevoja për mjekë të specializuar.

13 mjekë me bonus po ofrojnë aktualisht shërbim në spitalet rajonale, si në Korçë, Gjirokastër, Kukës, Dibër, Berat, etj. 17 mjekë të rinj që sapo janë specializuar janë punësuar gjatë muajit të fundit në spitalet rajonale.

Me programin e patronazhit, 5780 pacientë kanë kryer vizita të specializuara apo intervente kirurgjikale në spitalet rajonale nga mjekët e spitaleve të Tiranës.

Objektivi ynë është të përmirësojmë dhe zgjerojmë shërbimet shëndetësore në mënyrë që qytetarët t'i kenë këto shërbime aty ku jetojnë. Modelin që ngritëm në QSUT do ta shtrijmë në të gjithë spitalet e vendit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Një boksier në shtëpinë e Big Brother, kush është banori i ri

Një boksier në shtëpinë e Big Brother, kush është banori i ri