Për herë të parë në Shqipëri, konkretisht në Tiranë, janë mbajtur zgjedhjet për presidentin e federatës botërore të peshëngritjes pak ditë pas kampionatit europian që u mbajt po në vendin tonë. Në total votuan 156 shtete nga 5 kontinente të ndryshme ku fitues u shpall Mohamed Hasan Jalood nga Katari, i cili në raundin e dytë garoi kundër bashkombasit të tij Al Mana. Në total ishin 11 kandidatë për president, mes tyre ish-kampioni Piro Dhima, shqiptari që si sportist garoi për Greqinë dhe më pas u bë president i federatës në vendin fqinjë.
Gjatë asamblesë zgjedhore mbajtën fjalën ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, por edhe presidenti i federatës shqiptare të peshëngritjes.
“Aktivitete me vlera kaq të rëndësishme për sportin natyrisht janë një vlerësim për Shqipërinë dhe janë një mbështetje e madhe për një vend të vogël, por që ka talente të mëdha në sport. Aktivitete të tilla shërbejnë edhe për ta promovuar Shqipërinë,”-tha Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit.
“Për realizimin me sukses të këtij kongresi është dashur një punë e madhe dhe vetëm nëpërmjet një bashkpunimi me komitetin olimpik, bashkinë e Tiranës dhe minisrinë e Arsimit dhe Sporteve u bë e mundur që të realizohet në këtë mënyrë të jashtëzakonshme,”-u shpreh Elez Gjoza, president i federatës së peshëngritjes.
Përveç zgjedhjeve të federatës botërore të peshëngritjes dhe kampionatin europian këtë vit Shqipëria do organizojë edhe kampionatin europian për të rinj në peshëngritje.
Ne.k./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendi i katërt në botë, Briken Calja 'shpërthen' pas garës: Trishtim, disa persona më hedhin poshtë djersën
10 Dhjetor, 08:56
-
Ylli i ri i peshëngritjes shqiptare, Kristi Muça fiton medalje në Bullgari
20 Nëntor, 19:25
-
Mblidhet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, rizgjidhet president Elez Gjoza
10 Nëntor, 17:54
-
VIDEO/ Ertjan Kofsha 'lahet në ar', peshëngritësi shqiptar merr tre medalje! Shpallet nënkampion Evrope në Poloni
1 Nëntor, 13:29
-
Humbi Evropianin për shkak fondesh, kampionia 16-vjeçare për Report TV: Jam e mërzitur, s’është hera e parë
31 Tetor, 14:04
-
FOTO EKSKLUZIVE/ Lotët e zhgënjimit të një kampioneje, trajnerja e Enkiledës: Federata s’na dha fonde, do merrnim medalje! FSHP: S’plotësoi kriteret
30 Tetor, 11:46
-
Një ditë në fshatin e shtangistëve! Leonard Toska: Numërojmë 83 medalje, kohën e lirë merrem me ullinjtë dhe bletari
24 Tetor, 08:10
-
Peshëngritësi Ertjan Kofsha, medalje bronzi në Spanjë
26 Shtator, 09:25
-
Enkileda Carja fiton Medaljen e arit në Kampionatin Europian për të Rinj, në stilin e shkëputjes me 86 kg
21 Qershor, 07:03
-
6 muaj pa shpërblim, kampioni foli për Report Tv/ Artan Shyti: Sportistët duhen paguar jo vetëm kur kanë sukses! Trajneri: Po vriten moralisht
31 Maj, 14:46
-
Kampionit të botës s’i japin shpërblimet, peshëngritësi Kofsha për Report TV: Ministria s’ka fonde, po demoralizohem (DOKUMENTI)
30 Maj, 12:46
-
Turistët e huaj vizitojnë Gjirokastrën, 4 mijë në 3 muaj e parë të vitit! Operatorët turistikë: S’ka punëtorë, do marrim nga Lindja e Mesme
19 Prill, 15:41
Se pari gjynaf qe nuk zgjodhen Ramen se i ben te tera ai dhe se dyti te shashtis kjo semundja komuniste e llojit ose jemi " i vetmi vend ne bote", eshte "per here te pare" ose "vetem ne Shqiperi".
PërgjigjuPiro Dhima sa mire qe Nuk ka fituar njeri i pabese , si Nuk i ka ardh turp qe ka qene konkurent kujto nose jemi budallej dhe harrojme shpejt qe luajte per grekun ne fakt ti u talle me shqiperin Nuk harrohen disa ngjarje jo sidomos kjo e Piro Dhimes.
Përgjigju