Për herë të parë prerje 10 mijë lekëshe, hidhet sot në treg kartëmonedha e re

Për herë të parë prerje 10 mijë lekëshe, hidhet sot në treg kartëmonedha e re

Prej ditës së sotme, 30 qershor 2021, Banka e Shqipërisë hedh në treg dy prerjet e reja të kartëmonedhave, ajo 1.000 lekë dhe preja 10.000 lekë që vjen për herë të parë në tregun shqiptar. Në të dyja kartëmonedhat janë me elemente të shtuara sigurie dhe të integruara me elemente kombëtare.

Kartëmonedha 1.000 lekë që e kemi në përdorim çdo ditë, është me të njëjtat elemente kombëtare por me elemente të stilizuara, hologram dhe fill sigurie për të bërë të pamundur falsifikimin e saj. Ndërsa kartëmonedha 10.000 lekë që është risi e serisë së re, është me portretin e poetit Asdreni i cili ka bërë edhe Himnin Kombëtar. Kjo prerje ka një varg të himnit dhe një sërë elemente sigurie.

Kartëmonedhat e reja do të jenë në qarkullim së bashku me ato ekzistuese dhe do të mund të përdoren nga bankat, bizneset dhe qytetarët si mjet pagese me kurs ligjor.

Në një intervistë për Report Tv para pak ditësh, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko sqaroi se arsyet e emetimit të kartëmonedhës me vlerë 10 mijë lekë, vjen si nevojë e zhvillimeve ekonomike të vendit, dhe që ishte një kërkesë e tregut prej vitesh.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut