Për herë të parë, objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria do jenë pjesë e një ekspozite në SHBA e Kanada

Për herë të parë, objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria do jenë pjesë e një ekspozite në SHBA e Kanada

Për herë të parë, objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria do të jenë pjesë e një ekspozite ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Objekte nga fondet e Institutit të Arkeologjisë dhe koleksioni i Muzeut Arkeologjik në Tiranë, kanë mbërritur në SHBA, ku do të jenë pjesë përbërëse e ekspozitës lëvizëse të titulluar “First Kings of Europe”, me organizues kryesor Field Museum of Natural History, në Chicago-SHBA. Në këtë ekspozitë marrin pjesë 25 institucione nga 11 vende të ndryshme nga Europa Juglindore. Ekspozita ka si temë kryesore periudhën e formimit të elitave gjatë prehistorisë së vonë, nga komunitetet bujqësore të Neolitit, tek elitat e konsoliduara të periudhës së Hekurit në Ballkan. Objektet e ekspozuara tregojnë historinë se si disa individë fuqizuan pushtetin dhe influencën e tyre, duke zotëruar burime natyrore, duke kontrolluar rrugët e tregtisë, ritualet, ceremonitë dhe luftërat.

Një version i vogël i kësaj ekspozite, e cila e vë theksin mbi ritualet do të shfaqet fillimisht në Institute for the Study of the Ancient World (ISAW), pjesë e Universitetit të New York-ut, në datat 22 Shtator 2022 - 19 Shkurt 2023.

Më pas, hapja e ekspozitës së plotë fillon në muajin Mars 2023, në Field Museum of Natural History Chicago, ndërsa në Prill të vitit 2024, ajo do të vendoset në National Museum of History, në Gatineau, Kanada.

Puna për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë projekt u drejtua nga Dr. Rovena Kurti, në bashkëpunim me Rudenc Rukën dhe Prof. Luan Përzhitën, me mbështetjen e drejtoreshës së Institutit të Arkeologjisë, Prof. Ass. Belisa Muka.

Pas mbërritjes në SHBA, objektet u inspektuan për gjendjen e tyre nga kolegët amerikanë në Field Museum (Chicago) dhe ISAW (New York), si dhe kolegët e IA, R. Kurti dhe R. Ruka.

Për më tepër rreth ekspozitës shih: https://www.fieldmuseum.org/traveling.../first-kings-europe

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar