Udhëzimi Kushit për të larguar përfundimisht nga arsimi të dënuarit për abuzim seksual ka tërhequr vemendjen e juristëve. Avokati Saimir Vishaj beson se pavarësisht që një vepër penale hiqet kur kalon 5 apo 10 vjet nga denimi i formës së prerë, për autorët që abuzojnë me fëmijët nuk duhet të ketë rehabilitim.
“Është një kategori e cila duhet të mbrohet”, u shpreh Sajmir Vishaj.
Vishaj është për zgjerim të udhëzimit, që duhet të përfshijë të gjitha kategoritë e mësimdhënies.
“Për të larguar të gjithë personat jo vetëm që janë dënuar por dhe që dyshohen që kryejnë jo vetëm me të mitur por edhe abuzojnë me detyrën seksualisht në procesin mësimdhënës”, tha ai.
Mësuesi i Beratit i dënuar për abuzim me nxënësin, u rifut në mësimdhënie përmes konkursit me dëshmi penaliteti të pastër.
“Të gjithë bashkë duhet të informojmë për të gjithë personat që kanë prirje apo devijime seksuale apo dhunuese ndaj të miturve, nxënësve të shkollës apo studentëve”, tha Vishaj.
Juristi mendon se në luftën kundër pedofilëve, abuzuesve seksual, kryesisht për të miturit, duhet të përfshihen nga kryeplaku i fshatit tek institucionet më të larta, përmes informacionit dhe një skede identifikuese. Por gjyqësori ka në dorë thembrën e Akilit.
“Gjykata të jetë shumë e kujdesshme në momentin që i deklaron të fajshëm, duhet ti japë dhe vendime plotësuese për të mos qenë asnjëherë pjesë e sistemit arsimor”, tha ai.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.4%
-
E gabuar
40.1%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 2002
Lajme të tjera
-
Java Globale e Parasë, slogani i zgjedhur këtë vit ‘Administro paratë’! Sejko dhe Kushi: Edukimi financiar është prioritar
20 Mars, 10:24
-
Konkursi ‘Dhurata Për Mësuesin Tim’, ministrja Kushi: Pjesëmarrje që kapërceu kufijtë e Shqipërisë
19 Mars, 16:17
-
Ministrja Kushi: Me Kosovën, së shpejti takime me shqiptarë në Evropë, për ruajtjen e Gjuhës Shqipe dhe identitetit kombëtar
18 Mars, 08:57
-
Ishte shpallur në kërkim për abuzim seksual ndaj të miturve, në pranga 23-vjeçari në Durrës
16 Mars, 12:02
-
Projektiligji/ Ibrahimaj: Punëdhënësit me numër të lartë punonjësish duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ndryshe paguajnë te Fondi i Punësimit
13 Mars, 13:39
-
Laboratorë të rinj për Matjet dhe Testimet në UST, Kushi: U shërben edhe universiteteve të tjera, federatave dhe sportistëve elitarë
10 Mars, 17:14
-
40 vite në arsim, rrëfimi i mësuese Miriamit në Shkodër: Brezat kanë ndryshuar, kushtet janë përmirësuar
7 Mars, 11:36
-
7 marsi/ Nxënësit lule e dhurata mësuesve! Nuk mungojnë as zarfe me para! Nxënësja: Kam dhuruar një buqetë dhe ca lekë
7 Mars, 07:03
-
Ministrja e Arsimit për Sondazhin Kombëtar të Studentëve: Vlerësimi i cilësisë dhe performancës së universiteteve i rëndësishëm për institucionet
3 Mars, 17:57
-
Ngjarje që trondii Gjermaninë/ Punonte si babysitter, 45-vjeçari gjerman abuzonte seksualisht fëmijët, viktima më e vogël ishte një muajshe
28 Shkurt, 16:00
-
Maturantët nisin plotësimin e formularit A1 e A1Z! 1 javë kohë për të vendosur lëndën me zgjedhje
27 Shkurt, 17:21
-
Paris Hilton shokon me deklaratën e saj: Më kanë droguar dhe dhunuar seksualisht në moshën 15 vjeçare
25 Shkurt, 22:33