Kemi ngecur në një pikë absurde me opozitën në Shqipëri. Është e qartë dhe për militantët më fanatike të Berishës që ai nuk fiton më zgjedhje në Shqipëri.
Po ta thuash këtë fakt dhe t'u thuash duhet dikush tjetër në opozitë, të përgjigjen "pse duhet ta japë dorëheqjen ai kur e do baza?".
Pastaj vazhdojnë me fjalinë " ja, bëj dhe ti Partinë tënde dhe të shohim".
E kur dikush merr guximin të bëj një parti tjetër opozitare e të konkurrojë "ai është i shitur, agjent etj etj sepse po u votua për të, nuk fiton kandidati ynë. Prandaj është skemë e Ramës".
Në një farë mënyre këta militante janë ata që mbajnë peng çështjen e opozitës në Shqipëri, sepse jo vetëm vazhdojnë t'i bien murit me koke duke dalë e sterdale në konkurim me të njëjtat figura që ia bën muuu që nuk do fitojnë ndonjëherë, por dhe sulmojnë çdokënd që tenton të bëjë diçka ndryshe nga ata.
Dhe nga dëshpërimi dhe frustrimi për humbjet e vazhdueshme, që sa vijnë e thellohen, këto sulme bëhen akoma dhe më shumë personale.
Për pasojat e këtyre sulmeve personale mjafton të pyesni kandidatët e tjerë jashtë BF në këto zgjedhje.
Nuk është as Berisha e as Basha që mbajnë peng opozitën.
Opozitën e mban peng ky mentalitet militantizmi idiot e agresiv, që për fat të keq është akoma në përmasa të mëdha në Shqipëri.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sulmi në Veri të Kosovës, a rrezikohet një konflikt në rajon?
-
Po
63%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 254
Lajme të tjera
-
Të thellosh humbjen me ‘Gjicin në krah’, dita e kiametit për opozitën!
26 Shtator, 19:38
-
Mero Baze: Sulmet e padrejta ndaj Berishës për heshtjen ndaj Kukësit
26 Shtator, 19:32
-
'Libri i Zi' dhe tallja cinike e Ilir Metës me demokratët, pas humbjes së thellë në Kukës
26 Shtator, 18:46
-
Humbja e thellë në Kukës, justifikohet Meta: Tregues që shteti kontrollon votën! Vijoj bashkëpunimin me Berishën për fuqizimin e opozitës
26 Shtator, 14:00
-
Carlo Bollino: Kukësi, ja pse në më pak se 4 muaj Berisha përgjysmoi mbështetësit e tij
25 Shtator, 20:50
-
Petro Koçi në Report Tv: Të merret si provë procesverbali i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë një javë pas Gërdecit! Trebicka më tha se kishte takuar Shkëlzen Berishën për çmimin e fishekëve
25 Shtator, 20:15
-
Ylli Pata: Pse Kukësi është një humbje e Sali Berishës?
25 Shtator, 19:06
-
Mero Baze: Bashkë me Berishën janë gjithmonë e më pak
25 Shtator, 18:07
-
Paska diçka tjetër më keq se video e Gjicit: Qënka Berisha!
25 Shtator, 17:31
-
Kukësi ‘karton të kuq’ Berishës, analisti në Report Tv: Po merr më qafë dhe Ilir Metën! Kreu i PL-së, ka vënë bast me kalin e lodhur
25 Shtator, 13:57
-
Kukësi konfirmoi se Berisha-Bardhi nuk janë zgjidhje për demokratët
25 Shtator, 09:46
-
Ngjela: Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të tregojë që është i pafajshëm
23 Shtator, 20:24