Ende pa nisur zyrtarisht sezoni veror, Lezha po përballet me trafik të rënduar në hyrje dhe dalje të qytetit. Kolona e automjeteve shtrihet për disa kilometra
Aksi më problematik mbetet ai Milot–Balldren, ku fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë ngarkesë të vazhdueshme në qarkullim, sidomos gjatë orëve të pikut.
Një nga arsyet kryesore të kësaj gjendjeje mbetet mungesa e akseve alternative rrugore, çka bën që i gjithë fluksi i automjeteve të përqendrohet në të njëjtat segmente.
Ndërkohë, me afrimin e muajve të verës dhe rritjen e numrit të turistëve që zgjedhin bregdetin e Shëngjinit dhe zonat përreth, trafiku pritet të rëndohet edhe më shumë.
Komente









1-Hekurudhe tram Shengjin port -Lezhë qender Stacion treni 2- rruge e re Lezha West Coast Tale- KuneVain - Lezhë me 2 korsi 3 - Rruge alternative Torrovice - Mal Rrenci -Rjoll Keto dhe Rruga kodermarlekaj-Rrjoll gjate malit ul trafikun me 67% afersisht
Përgjigju