Për propagandistët çyrykë të Sali Berishës

Për propagandistët çyrykë të Sali Berishës

Analizë teksti.

Dita e arrestimit të liderit. Tezat kryesore të mjeshtrave propagandistike të Foltores:

Teza 1. Nuk është Amerika, nuk është Gjermania e askush tjetër autori, arrestimin e Berishës e urdhëroi Edi Rama.

Mashtrim arbitrar, e vetmja gjë që Edi Rama mundet të negociojë deri më sot në SPAK janë afatet e goditjes. Pra fjala vjen, mund të kerkojë që X t'ja arrestojnë pas zgjedhjeve, ose të lëshojë Y për ta arrestuar dhe para zgjedhjeve. Por Rama nuk ka asnjë takat të nxisë apo pezullojë ndonjë arrestim që prej ditës kur Altin Dumani ka marrë komandën.

Teza 2. Irena Gjoka me pardesynë 3 mijë euro po fiton miliona euro me shërbimin ndaj Ramës.

Mashtrim imbecil. E para sepse nuk ka gjykatës që mund të bëjë dot pazar ekonomik me goditjet e këtij niveli në elitën sunduese të vendit.

Për më tepër që autorët e këtyre tezave duhet të dinë që vlera e një sendi përcaktohet nga fatura e tij, jo nga përshkrimi në Google, sepse mund të blesh imitime dhe për 80 euro. Për më tepër kur nusja e shtëpisë së Berishës ekspozon në instagram prej vitesh një luks dhe ekstravagancë që e bën atë pallton e Irenës të duken si çorape leshi.

Teza 3. Po rikthehet eleminimi i opozites si në vitin 1945 apo po përdorën metoda Putiniste.

Mashtrim çyrykesh historike. Nuk ka asnjë krahasim me vitin 1945, Enver Hoxha instaloi me ligj diktaturen. Sekuestroi pasuritë me ligj të bazuar në luftën e klasave, me ligj të posaçëm. Ligj kriminal, por me ligj ama.

Berisha është i ekspozuar ndaj vrasjeve e korrupsionit, shkeljes së ligjit që ka bërë kur ishte vet në pushtet dhe jo ndaj mohimit të ndonjë të drejte universale.

Pastaj krahasimi i Berishës me Navalnyn është një tjetër rekord botëror që tregon se çfarë llumi dhe çfarë budallenjsh janë propagandistët e tij.

Tani kam një pyetje:

Në opozitë këta dhe në hall dhe prodhojnë mashtrime kaq ordinere, imagjinoni të kishin pushtet këta.

Në opozitë këta dhe në hall dhe kanë një raport skuthi me të vërtetën. Imagjinoni të ishin në pushtet këta.

Raporti i kësaj partie dhe i vullnetarëve të Berishës me të vërtetën është aq i degraduar sa vetëm për këtë arsye këta nuk meritojnë të vijnë as 10 minuta në pushtet.

Përmbysi dhe komunizmin bytha e këtyre, por shihni fëmijët e Enverit dhe Ramizit, zero implikime me afera, ama me miq që ju gjenden brenda e jashtë vendit.

Shikoni dhe fëmijët e këtyre, as i plas bytha njeriut që këta kanë halle, nxirreni vet konkluzionin pas kësaj, e munden komunizmin këta apo i mundi komunizmi.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Hesenlliu: 04/01/2024 07:54

    I ke rënë pikës,,,i mundi komunizmi,,,i dhanë popullit një asht për t,u lëpirë dhe vetë u babëzitën kush e kush të marrë më shumë,,po harrojnë se po bëre shurrën në detë e gjen në kripë

    Përgjigju
  • Pena: 03/01/2024 10:33

    Konkluzioni I fundit eshte I sakte!

    Përgjigju
    • e drejta: 03/01/2024 14:41

      fiks fare

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun