Perandoria Erdogan/ Opozita turke: Gruaja presidentit me orë 30 mijë euro

Perandoria Erdogan/ Opozita turke: Gruaja presidentit me orë 30 mijë euro

Gruaja e presidentit turk, Emine Erdogan

TURQI- Jeta luksoze e familje së presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, shenjëstrohet shpesh nga opozita. Pavarësisht se ekonomia e vendit është goditur rëndë nga pandemia, deputeti nga “Partia e Mirë”, Ahmet Erozan ka shkruar së gruaja e presidentit, Emine Erdogan mban në dorë një orë me vlerë mbi 30 mijë euro.

Erozan ka ironizuar përmes një postimi në “Twitter”. Ai ka publikuar një foto të librit të Emine Erdogan që quhet “Udhëtimet e mia Afrikane” dhe foton e saj me orën në dorë. Deputeti opozitar shkruan se në harmoni me varfërinë e Afrikës, vlera e orës së Emine Erdogan, nëse ajo është origjinale, shkon në mbi 30 mijë euro.

“Libri ‘Udhëtimet e mia në Afrikë’ është në treg. Ora e dorës ‘Chopard Happy Diamonds’ është në harmoni me varfërinë e Afrikës. Nëse ora e dorës nuk është e rreme, çmimi i saj fillon nga 30,000 Euro”, shkruan Erozan.

Libri ”Udhëtimet e mia Afrikane” është një përmbledhje e përshtypjeve dhe kujtimeve nga udhëtimet e saj në Afrikë, pas vizitave zyrtare të Tajip Erdogan.

Libri do të dalë në libraritë në Turqi në fillim të tetorit dhe sipas Anadolu, zonja e parë e vendit do t’ia prezantojë atë grave të presidentëve dhe kryeministrave gjatë qëndrimit të çiftit në Nju Jork për samitin vjetor të OKB -së.

Librin, të cilin Emine Erdogan ia ka kushtuar nënës së saj, ajo përshkruan përshtypjet e saj nga vizitat e saj në 32 vende afrikane në periudhën 2014-2020 (Algjeri, Guinea Ekuatoriale, Etiopi, Xhibuti, Somali, C Εte d’Ivoire, Gana, Nigeria, Guinea, Uganda, Kenia, Tanzania, Mozambiku, Madagaskari, Sudani, Çadi, Tunizia, Mauritania, Mali, Republika e Afrikës së Jugut, Zambia, Gambia dhe Senegali)

Libri do të botohet gjithashtu në anglisht, frëngjisht, arabisht dhe suahilisht nga firmat ndërkombëtare.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Borxhliu: 22/09/2021 17:29

    O kazan. Nqs njeri qe shet byrek me gjize mban ne dore nje ore 500 €, perse mos te mbaje ajo qe ka 40 vjet ne pushtet nje ore 30000 €.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi