Përballimi i COVID/ Kryeministri Rama, komunikim me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe të Turqisë: Garancia jeni ju, jo politikanët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte (17 dhjetor) një takim online me Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shëndetësisë të Shqipërisë dhe Turqisë.

Ai shprehu vlerësimin për ekipin e mjekëve për punën e tyre në përballimin e situatës së koronavirusit si dhe për vendimarrjet e tyre për masat parandaluese të përhapjes së pandemisë.

Rama tha se garancia në këtë betejë është pikërisht ky komitet teknik, dhe jo politikanët. Kryeministri theksoi se ekspertët tanë nuk kanë asgjë mangët në rekomandieme dhe punën e tyre nga ekspertë të vendeve më të zhvilluara.

 Prof. Recep Öztürk, anëtar i Komitetit Shkencor të Pandemisë të Republikës së Turqisë ka vlerësuar masat e marra dhe strategjinë e ndjekur për përballimin e Pandemisë së COVID 19 në Shqipëri. Ai deklaroi se aktualisht sistemi shëndetësor në Shqipëri është përshtatur me sukses me metoda të reja në luftën kundër COVID-19.

Profesoreshë Mira Rakacolli në cilësinë e drejtueses së Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se strategjia e vaksinimit anti-covid  do të prezantohet shumë shpejt.

Gjatë fjalës së saj Silva Bino, shefe e epidemiologjise dhe sëmundjeve infektive në ISHP, shpjegoi se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ndërkohë që janë rritur ndjeshëm testimet.

Komitetit Shkencor i Pandemisë së Turqisë prej dy ditësh po viziton Shqipërinë, i përbërë nga mjekë dhe specialistë, infeksionistë, anaztëzistë dhe shëndeti publik, ka shkëmbyer eksperiencën dhe përvojën për përballimin e pandemisë me Komitetin Teknik të Ekspertëve në vendin tonë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:13
Takimi i komiteteve teknike Shqipëri-Turqi, Rakacolli: Do të prezantojmë shpejt strategjinë e vaksinimit anticovid, rritje e qëndrueshme e rasteve

1608214485_mirarakacolli.jpg

Gjatë takimit online të zhvilluar nga kryeministri Rama dhe Komiteteve teknike të ekspertëve, zëvendësministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli në cilësine e drejtueses së Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri një prezantim të situatës epidemiologjike në Shqipëri duke u ndalur më konkretisht tek strategjia e vaksinimit anti-COVID e cila do të prezantohet shumë shpejt.

“Me kolegët nga Turqia kemi disktuar mbi situatën epidemiologjike në Shqipëri, politikat e testimit, gjurmimit dhe trajtimit të pacientëve, si dhe masat e marra në faza të ndryshme të pandemisë në të dy vendet. Kemi gjetur mjaft të përbashkëta mes dy vendeve, sidomos përsa i përket trajtimit të pacientëve. Strategjia e vaksinimit është një strategji që e kemi diskutuar dhe do ta prezantojmë shumë shpejt”, tha Rakacolli.

Duke bërë një prezantim të situatës epidemiologjike, Rakacolli tha se është vënë re një rritje e qëndrueshme e rasteve pozitive.

“Situata ka ndjekur atë tendencë të rritjes së rasteve si në shumë vende të tjera dhe është një rritje e qëndrueshme. Kohët e fundit ashtu si është referuar dhe në komunikimet e përditshme ka një ulje të të sëmurëve në spitale dhe një ulje të pozitivitetit, e cila ka ardhur si pasojë e masave me intensitet mesatar të vendosura para disa javësh. Po monitorojmë në vazhdimësi situatën epidemiologjike dhe në bazë të treguesve do të mbajmë qëndrimet në momentin e duhur”, tha Rakacolli.

Komiteti Shkencor i Pandemisë së Republikës së Turqisë i përbërë nga infeksionistë, epidemiologë, specialistë të shëndetit publik prej dy ditësh po zhvillojnë një vizite në Shqipëri për të shkëmbyer eksperiencat me Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shqipërisë për menaxhimin e situatës së pandemisë së Covid19.

Ora 13:53
Rama: Komiteti teknik i ekspertëve garanci për luftën ndaj COVID, jo politikanët (VIDEO)

Gjatë komunikimit të kryeministrit Rama me komitetin ekspert të teknikëve të Turqisë dhe Shqipërisë, ai shprehu mirënjohje për punën e tyre. Ai tha se garancia në këtë luftë kundër koronavirusit është pikërisht ky komitet dhe jo politikanët.

"Garanci lufte janë ekspertët jo politikanët. Ne duke ndjekur me vëmendje disa prej vendeve që kemi marrë në konsideratë, mësuam se Turqia ishte ndër të parët që ngriti task forcën brenda Ministrisë së Shëndetësisë, na ndihmoi të veprojmë me shpejtësi dhe të ishim ndër vendet e përgatitura në përballjen e parë që ishte dhe befasia e madhe që kërcënonte të shkaktonte një numër të lartë viktimash. Ne besoj që kemi hedhur hapat e duhur por në këtë proces, siç ma do mendja biem dakord të gjithë, e panjohura është çdo ditë përpara nesh. Paparashikueshmëria është rritur. Hapat dhe taktikat janë fleksibël gjatë gjithë kohës. Shqipëria në valën e parë ishte me numrin më të vogël të të infektuarve në Europë dhe rajon. Ne shfrytëzuam çdo ditë për të përgatitur strukturat spitalore për muajt në vijim, më vjen shumë mirë që sot ne jemi në kushtet se mund të themi që sistemi është i qëndrueshëm. Nevojat për tu hospitalizuar nuk ndeshen në pamundësi. Rrjeti për të përballuar COVID-it ka kapacitet për tu zgjeruar më shumë. Kemi pasur një komitet ekspertësh që kanë qenë profesionistë. Duke qenë edhe të vetëdijshëm që u takon atyre për të na orientuar në vendimarrje dhe se nuk i takon politikës për të vendosur masat, ne kemi krijuar një sinergji të mirë. Dua t'i falenderoj ekspertët tanë, disa prej të cilëve janë në front përditë pa orar. Me dëgjueshmërinë e lartë ndaj tyre uroj që të mos i kemi shkaktuar asnjë stres më shumë" - tha Rama.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)