Vetën 4 ditë pas përballjes në La Liga, sonte në Camp Nou do të përsëritet supersfida mes Barcelonës dhe Atletico Madrid, por këtë herë me një rëndësi më të madhe. Dy ekipet e mëdha të Spanjës do të vihen kundër njëra-tjetrës për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Atletico u mposht 1-2 në kampionat, por ka favorin psikologjik pasi eliminoi Barcelonën në dy ndeshje dramatike të Kupës së Mbretit.
Sonte El Colchoneros vuajnë dëmtimin e portierit Jan Oblak, ndërsa te Barcelona mungojnë de Jong dhe Rapinha, dy lojtarë esencial të formacionit të Flick. Pavarësisht mungesave Barcelona konsiderohet favorite e theksuar në përballjen që luhet sonte, ndërsa trajneri i Atletico Madrid Diego Simeone është shprehur se ‘e di se si mund ta dëmtojmë Barcelonën’. I pyetur nëse mendon për fitimin e Champions League, duke qenë se kampionati pothuajse është mbyllur për El Colchoneros, Simeone ka thënë se ‘vëmendja është vetëm te Barcelona’.
Po sonte në orën 21:00 do të luhet edhe një superduel në Francë mes paris SG kampione në fuqi dhe Liverpool-it. Anglezët duan të hakmerren për eliminimin në sezonin e kaluar, por forma që po tregojnë këtë sezon nuk entuziazmon. Nga ana tjetër francezët duan të përsërisin fitimin e trofeut me veshë të mëdhenj, ndërsa i pyetur nëse janë favoritë, trajneri Luis Enrique u shpreh ‘se sezonin e kaluar favorit ishte Liverpool por në fund e fitoi Paris SG’.
Për këtë ndeshje francezët vijojnë të ketë të padisponueshëm Fabian Ruiz dhe Barcelona, ndërsa anglezët do të zbresin në fushë pa Alisson. Lajm i madh është rikuperimi i sulmuesit 150 milionësh Alexander Isak, por Slot ka pohuar se ‘nuk do të luajë si titullar’.
Komente






