Përballja PD-PS për kryeqytetin/ Rama 'blindon' Tiranën me ministra, dyfishon drejtuesit në degë

Përballja PD-PS për kryeqytetin/ Rama 'blindon' Tiranën me ministra, dyfishon drejtuesit në degë

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama

Tirana është qarku që do të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Me 36 mandatet nga ky qark (pas shtimit me dy mandate nga zgjedhjet e shkuara) Tirana është përshirë në fushatë, ku dy forcat kryesore ne vend, PS dhe PD kanë zbritur njerëzit e tyre në terren.

Partia Demokratike (në ndryshim nga 2017) ka futur si drejtues degësh në Tiranë;  Aldo Bumçin, Alfred Rrushajn, Agron Shehajn, Belind Këlliçin dhe Flamur Nokën.

Ndërsa vijojnë (ashtu si edhe në 2017, por me ndryshim zonash) Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Grida Duma.

Në anën tjetër, PS e ka “blinduar” Tiranën me emra ministrash, Elisa Spiropali, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Etilda Gjonaj, Ogerta Manastirliu dhe Pandeli Majko.

Në listë janë edhe deputetët aktualë të PS; Elona Gjebrea, Vasilika Hysi, Fidel Ylli, Klotilda Bushka, Sadri Abazi, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ervin Bushati, Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Edmond Rrushi, Xhemal Qefalia, Sadi Vorpsi dhe zv-ministrat Etjen Xhafaj dhe Toni Gogu.

Ajo që vihet re gjithashtu është se PS thuajse në 90% të degëve të Tiranës ka dërguar nga dy drejtues, ndërsa nga PD-ja një drejtues mbulon dy tre zona të Tiranës.(SI)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)