Uniforma e policisë bashkiake/ Në verë meshkujt me pantallona, femrat me funde e taka, në dimër njësoj! Shiritat dallues në kapele e makinat e bardha

Uniforma e policisë bashkiake/ Në verë meshkujt me pantallona, femrat me funde e taka, në dimër njësoj! Shiritat dallues në kapele e makinat e bardha

Uniforma e policise bashkiake

Tashmë policia bashkiake ka uniformën e saj dalluese të ndryshme nga ajo e policisë së shtetit dhe do të lëvizë me makina ngjyrë të bardhë. Mjetet anash do të kenë mbishkrimin “Policia bashkiake” shoqëruar nga stema e bashkisë.

Në Fletoren Zyrtare të 29 gushtit 2023 janë publikuar detajet e uniformës së punonjësve meshkuj por dhe femra të policisë bashkiake.

Punonjësit do të kenë veshjen dhe shenjat dalluese të policisë bashkiake. Uniforma e dimrit do të jetë e njëjtë për punonjësit meshkuj dhe femra, përveç modelit. Ndërsa tek uniforma verore është parashikuar që policet bashkiake të veshin fund. Për këtë është kthyer modelit klasik I fundit me gjatësi deri në mes të kupës së gjurit. Edhe modeli i kapeleve për policet bashkiake femra dhe ato meshkuj është i ndryshëm

Uniformat
Në uniforma mbizotëron bluja e errët, bojëqiell e bardha dhe e zeza. Kostumi uniformë dimëror do të përbëhet nga xhaketë, pantallona, këmishë, kravatë, kapelë, këpucë.
Xhaketa e kostumit të uniformës do të jetë blu e errët, me spaleta për vendosjen e shenjave të supit dhe katër kopsa. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë. Te jaka do të vendoset elementi kryesor i stemës së bashkisë. 
Xhaketa e uniformës për femra është e njëjtë përveç modelimit, i cili duhet të jetë për femra, me kopsat në anën e majtë.

Pantallonat, njëlloj me xhaketën janë ngjyrë blu e errët. Konstruksioni i pantallonave për meshkuj duhet të jetë sipas modelit klasik me vijë hekurosjeje. Pantallonat për femra kanë konstruksion të njëjtë, përveç modelimit, i cili duhet të jetë për ata.

Këmisha me mëngë të gjata do të jetë ngjyrë e kaltër. Në pjesën e supeve ka 2 spaleta për montimin e shenjave të supit. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë. Në krahun e djathtë sipër vendoset shenja e gjoksit. Këmisha për femra është e njëjtë përveç modelimit, i cili duhet të jetë me kopsat në anën e majtëKravata do të jetë blu e errët, me një shirit të hollë të kaltër. Këpucët do të jenë të zeza. Pulovra do të jetë blu e errët golf me zinxhir.

Edhe kapela do të jetë blu e errët, me stemën e bashkisë në qendër, ndërsa do të  jetë ndryshe modeli i punonjëseve meshkuj me atë punonjëseve femra. 

Xhupi do të jetë po blu i errët në pjesën poshtë, shoqëruar me shirit të bardhë dhe të kaltër në formë kuadrati. Pjesa e sipërme është ngjyrë e kaltër. Mëngët janë ngjyrë blu e errët së bashku me jakën. Në krahun e majtë vendoset stema e bashkisë dhe në krahun e djathtë, poshtë shiritit shenja e gjoksit. Në pjesën e pasme vendoset mbishkrimi “POLICIA BASHKIAKE”.
Pelerina e shiut do të jetë me ngjyrë të zezë.

Eshtë përcaktuar dhe uniforma për stërvitje
Këpucë me qafa ngjyrë e zezë, me lidhëse. Bluzë e brendshme dimri e trikotuar, ngjyrë e zezë, me jakë rrethore. 

Uniforma verore
Për burrat do të ketë pantallona ngjyrë blu e errët. Për punonjëset femra është parashikuar fundi ngjyrë blu i errët. Konstruksioni i fundit, duhet të jetë sipas modelit klasik, me gjatësi deri në mes të kupës së gjurit. Këmisha me mëngë të shkurtra do të ketë ngjyrën e kaltër. Për femra është e njëjtë përveç modelimit, i cili duhet të jetë me kopsat në anën e majtë.

Këpucët do të jenë gjysma verore për meshkuj e femra, ngjyrë e zezë, me lidhëse për punonjësit meshkuj dhe me takë për punonjëset femra.Janë parashikuar dhe kapele tip sportive me ngjyrë blu e errët me stemën e bashkisë në mes dhe mbishkrimin “POLICIA BASHKIAKE”.

Uniforma per perdoruesit e biçikletave
Është përcaktuar dhe uniforma për punonjësit bashkiakë që janë përdorues të biçikletave. Bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë si për femra e meshkuj. Në pjesën prapa është mbishkrimi “POLICIA BASHKIAKE”.  Do të kenë pantallona të shkurtra ngjyrë blu të errët dhe atlete ngjyrë blu të errët me lidhëse

Po kështu është parashikuar dhe jeleku fosforeshent ngjyrë e verdhë me dy shirita të bardhë dhe të kaltër në formë kuadrati horizontalisht. Në pjesën përpara në krahun e majtë vendoset mbishkrimi “POLICIA BASHKIAKE”

Shiritat dallues

Drejtuesi, përgjegjësi i sektorit dhe punonjësi do të dallohen nga shiritat në kapele. Shiriti ngjyrë ari është për drejtuesin, shiriti ngjyrë argjendi për përgjegjësin e sektorit dhe shiriti ngjyrë e kaltër për punonjësin.

Shenjat dalluese të bashkisë
Shenjat dalluese të Policisë Bashkiake ndahen
a) Shenja e supit
b) Shenja e gjoksit
 c) Shenja e krahut

Shenjat e supit ngjyrë blu të errët është në formë spaleti. Kjo shenjë ka elementin dallues të stemës së bashkisë, shoqëruar me shirita. Shenja me tre shirita ngjyrë ari për drejtorin, me dy shirita ngjyrë argjendi për përgjegjësin e sektorit dhe me një shirit të kaltër për punonjësin.

Shenja e gjoksit vendoset në gjoks në krahun e djathtë. Eshtë në formë drejtkëndëshi dhe brenda saj vendoset stema e bashkisë dhe numri personal. Kjo shenjë është e njëjtë për drejtuesin, përgjegjësin e sektorit dhe për punonjësin e Policisë Bashkiake.

 Shenja e krahut është në formë mburoje dhe përmban stemën e bashkisë dhe mbi të mbishkrimin “POLICIA BASHKIAKE”. Kjo shenjë vendoset në krahun e majtë dhe është e njëjtë për drejtuesin, përgjegjësin e sektorit dhe punonjësin e Policisë Bashkiake.

Punonjësit e bashkisë do të lëvizin me makina ngjyrë të bardhë dhe mbishkrimin “POLICIA BASHKIAKE” që vendosen në pjesët anësore, shoqëruar nga stema e bashkisë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cnnc: 30/08/2023 02:51

    Kapelja 300 euro domosdo.

    Përgjigju
  • Iris: 30/08/2023 00:18

    Fundi dhe takat duhet te ishin vetem per raste ceremoniale,ose opsionale,se perdita eshte komplet idiotesi! Pantallona te shkurtera deri ne gju dhe kepuce me take pak te ngritur progresive mund te ishin me te pershtatshme.

    Përgjigju
  • Eri: 29/08/2023 22:31

    Cdo 4 vjet nderrojne uniformat...shtet pa bosht..

    Përgjigju
  • Goni: 29/08/2023 21:57

    Nje pyetje kam, si do te jete e mundur per nje punonjese femer ne vere te vrapoje me fund dhe taka? Nga i karrin konsultimet keta koka te medhaja qe na udheheqin?

    Përgjigju
    • emi: 30/08/2023 06:42

      Tenderi radhes..! Lali Er vemja

    • Or tej: 30/08/2023 06:23

      Mos e nenvlereso femren sepse e thote mire taljani: "Tira più un pelo di fica che cento paia di buoi" or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë