Përçarja e grupit Demokrat/ Korab Lita: Rudinës t'i jepen pamjet e plota të vërtetojë kush janë gangsterët e vërtetë

Përçarja e grupit Demokrat/ Korab Lita: Rudinës t'i jepen pamjet e plota të vërtetojë kush janë gangsterët e vërtetë

Vijon konflikti dhe replikat mes anëtarëve të grupit Demokrat në Kuvend, ku kryesimin e këtij grupi përveç Rudina Hajdarit po e pretendon edhe deputeti Korab Lita. Ky i fundit është shprehur se Hajdari ka dhënë tërheqjen nga posti dhe në këtë mënyrë anëtarët e tjerë kanë zgjedhur Korab Litën në krye, por nga ana tjetër Hajdari i ka hedhur poshtë këto deklarata duke thënë se "nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur", ndërkohë që i quan të gjitha, "parregullsi të bëra nga ky grup deputetësh". 

Ndërkohë Lita ka postuar  edhe një  reagim tjetër në rrjetet sociale ku i përgjigjet Rudina Hajdarit e cila më parë
tha se do të dalë në një konferencë sqaruese ditën e nesërme në orën 10:00. Ndër të tjera ajo lë të kuptohet se pas gjithë kësaj situate fshihet një skenar kërcënimesh. Rudina Hajdari thotë se deputetes i është ushtruar presion nga Korab Lita, dhe se ka edhe pamje të Kuvendit të cilat ajo do t'i çojë në prokurori, që e faktojnë këtë pretendim.

Nga ana tjetër Lita shkruan se e nxit rudina Hajdarin për të vërtetuar deri në fund se kush i ka bërë presion dhe kujt i ka bërë. Ndër të tjera Lita u ka kërkuar strukturave drejtuese te Kuvendit te Shqiperise qe po e ndihmojne znj.Hajdari duke i vene ne dispozicion pamjet filmike, t'ja japin ato te plota ku te shikohet ç'do hyrje dalje ne zyren e znj.Hajdari, ne zyren e Grupit Parlamentar apo ne zyrat e drejtuesve me te larte te Kuvendit.

"Te nderuar Qytetare.

Ne lidhje me nje status te znj.Hajdari ne faqen e saj ne FB dua te ju them:

Nxis inisiativen e znj.Hajdari per te vertetuar dhe zbardhur deri ne fund se KUSH i ka bere presion KUJT

Ju kerkoj strukturave drejtuese te Kuvendit te Shqiperise qe po e ndihmojne znj.Hajdari duke i vene ne dispozicion pamjet filmike, t'ja japin ato te plota ku te shikohet ç'do hyrje dalje ne zyren e znj.Hajdari, ne zyren e Grupit Parlamentar apo ne zyrat e drejtuesve me te larte te Kuvendit.

Keto pamje do vertetojne se kush jane "GANGSTERAT" e vertete me kollare dhe pa kollare te Kuvendit te Shqiperise.

K.L" shkruan Lita.

Po ashtu me anë të një tjetër reagimi Lita shkruan se ka nisur një Shoë humoristik dhe po bëhen përpjekje ekstraligjore për të shkelur rregulloren e Kuvendit.

"Te nderuar Qytetare.

Nisur nga Shoë humoristik i radhes qe po pergatitet per neser sqaroj:

Po behen perpjekje ekstraligjore, qe te shkelet ne menyre flagrante Rregullorja e Kuvendit NENI 15 pika 8 dhe NENI 16 pika 2, dhe rregullorja e brendshme e funksionimit te Grupit Parlamentar DEMOKRAT e miratuar me dt. 11. 06. 2019.

K.L." shkruan ai.

 

Ndarja e deputetëve

Grupi që mbështet Korab Litën

Halil Jakimi
Arben Elezi
Fatjona Dhimitri
Alban Zeneli
Korab Lita

Deputetët që nuk ishin në konferencë

Halit Valteri
Rudina Hajdari
Arlind Çaçani (ka firmosur në dokumentin ku Korab Lita shpallet kryetar grupi)
Myslim Murrizi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja