5 me 4/ Përçarje brenda opozitës së re! Grupi demokrat drejt shkrirjes?! Korab Lita: Hajdari deklaroi dorëheqjen (VIDEO)

TIRANE - Korab Lita beson se vënia e tij në krye të grupit parlamentar demokrat, në vend të Rudina Hajdarit, është e ligjshme. Një ditë pas vendimit të prapritur që u duk si një shkarkim i beftë në fshehtësi i Rudina Hajdarit nga grupi parlamentar me 9 deputetë të opozitës së re, Korab Lita, tha në një deklaratë për mediat, se Rudina Hajdari e ka pranuar verbalisht dorëheqjen nga kryesimi i grupit parlamentar demokrat. Por vetë Hajdari dje tha se qëndron në krye të grupit teksa lajmëroi se do të mbajë një fjalë të enjten në seancën plenare të Kuvendit.

Korab Lita doli në deklaratë në kryesinë e Kuvendit shoqëruar nga 4 deputetë të tjerë të grupit, Halil Jakimin, Arben Elezin, Fatjona Dhimitrin dhe Alban Zeneli, pra në total 5 deputetë nga 9 që ka grupi. Korab Lita tha se grupi ka bërë mbledhje disa ditë më parë, ku është folur për problematikat, dhe ku është vendosur sipas tij që Rudina Hajdari duhet të tërhiqet dhe të vazhdojë punën me prioritetet e saj të tjera, siç është angazhimi në reformën zgjedhore, ku ajo është bashkëkryetare e komisionit të përbashkët parlamentar.

"Zonja  Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen përballë grupit, pas këtij momenti grupi kaloi në proces zgjedhor", tha Korab Lita, duke treguar se në fillim janë propozuar tre emra për kryetar, i tiji, i Alban Zenelit dhe Halit Valterit. Por Zeneli është tërhequr nga gara, ndërsa sipas tij, Valteri ka kërkuar kohë për të lobuar për të marrë votën e kolegëve.

"Në unanimet ju tha kohë të mendohet, pasi kishte bërë lobing dhe nuk gjeti mbështetje, deklaroi se tërhiqet, për këtë u votua në mënyrë të hapur, dhe u vendos nga të gjithë të pranishmit në mbledhje në mënyrë unanime. U bë provcedura për të njoftuar kryeparlamentarin Gramoz Ruci për ndryhimin e kryetarit", u shpreh Korab Lita, deputet i opozitës së re, ardhur nga listat e Partisë Demokratike pas dorëheqjes në bllok të PD-së dhe LSI-së që dolën jashtë Parlamentit.

Sipas tij, Zonja Hajdari ka qenë në mbledhje dhe ka dhënë dorëheqjen.

I pyetur nga gazetarët nëse grupi demokrat, me këto përplasje të brendshmë është duke shkuar drejt shkrirjes, Korab Lita nuk e beson të ndodhë. Ai thotë se edhe nëse dikush dëshiron të largohet, siç ka paralajmëruar Halit Valteri, grupi do t'i ketë 7 deputetë që është limit për të krijuar një grup parlamentar. Në një prononcim dje për Report Tv, deputeti Halit Valteri, nënkryetar i grupit, i cili hodhi edhe firmën mbi dokumentin që njeh Korab Litën si kryetar tha se gjithçka është një keqkuptim e që do sqarohet të enjten në seancë plenare.

"Ne jemi 9 deputetë, mbetemi 7, nuk mund të shkrihet grupi", tha Korab Lita.

Në dokumentin që i është dërguar kryeparlamentarit Ruçi me ndryshimin e kryetarit të grupit demokrat, janë vetëm 7 firma, pa Rudina Hajdarin dhe Myslim  Murrizin. Edhe Halit Valteri në një letër të dytë drejtuar Ruçit kërkoi tërheqjen e firmës së tij, duke lënë të kuptohet se ai ka firmosur për tjetër përmbajtje, dhe jo shkarkimin e Hajdarit. Pra në total janë 6 firma me gjithë të Korab Litës, të pamjaftueshme për të mbajtur në këmbë grupin parlamentar.

Edhe në deklaratën për mediat, Korab Lita doli nën shoqërinë e 4 deputetë të tjerë, ndërkohë që munguan: Halit Valteri, Rudina Hajdari, Arlind Çaçani dhe Myslim Murrizi, që janë 4-tërshja që mesa duket janë kundër zgjedhjes në mënyrë të dyshimtë të Korab Litës në krye të grupit.

Në kushtet kur mes deputetëve ka ende paqartësi se kush është kryetari, dhe e rrezikut të shkrirjes së grupit ku duket vështirë të bëhen 7 deputetë në një mendje, Rudina Hajdari duket se ka një plan B për zgjerimin e grupit. "Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!"  deklaroi Rudina Hajdari.

Deputeti demokrat Alban Zeneli konfirmoi për Report Tv mbledhjen e grupit ku është marrë vendimi. Ai tha se mbledhja është mbajtur dje, ka zgjatur 4 orë, dhe se Hajdari ka qenë vetë e pranishme. I pyetur nëse i druhet një shkrirje të grupit, ai tha: Absolutisht jo, jam shumë i qetë.

Ndarja e deputetëve

Grupi që mbështet Korab Litën

Halil Jakimi
Arben Elezi
Fatjona Dhimitri
Alban Zeneli
Korab Lita

Deputetët që nuk ishin në konferencë

Halit Valteri
Rudina Hajdari
Arlind Çaçani (ka firmosur në dokumentin ku Korab Lita shpallet kryetar grupi)
Myslim Murrizi

1571130820_korablita1.jpg

Si ngrihet grupi parlamentar

Deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij.

Edhe në faqen zyrtare të Kuvendit, grupi demokrat ka ende kryetare Rudina Hajdarin

1571130881_grupiparlamentardemokrat.jpg

Dokumenti me 7 firma per Korab Liten kryetar, mungojne firma e Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit (edhe Halit Valteri u terhoq)

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatjona: 15/10/2019 16:38

    Po kjo truthara Fatjona Dhimitri c'fare kerkon ne ate grup,sa para ka marre per te bere diversion e per te votuar kundra,debile femer,as per te ruajtur dhite nuk vleni qe te 5 qe jeni rreshtuar aty,turp.

    Përgjigju
  • Xhikja: 15/10/2019 16:35

    Filloi percarja e Likes,me leket e tij blen deputet e i percan qe te mos votojne shkarkimin e tij,reformen ne Drejtesi apo ate zgjedhore,turp i madh kush plehra paguhen nga taksat tone,harram i paci gjithe jeten tuaj plehra.

    Përgjigju
  • Tutu: 15/10/2019 13:14

    Su nga emri si nga surrati prototipi i katindarit te lig.... ku i ze gjumi katundaret... vec per ligesi u pynon mendja....kur i shikon , ja fusin dhe Portokallise...

    Përgjigju
  • Ben: 15/10/2019 12:20

    O zot cfare njerzish si fillim.Lere fare ,keto jane deputete.O zot cfare prapambetje eshte ne Shqiperi.Keto duhet te hyjne me vize ne Tirane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja