Përçarja në PD, Gështenja në Report Tv: Të ulemi në bisedime, nuk është zgjidhje shkarkimi i Alibeajt

TIRANË- Deputeti Lefter Gështenja thotë se bashkimi i Partisë Demokratike nuk mund të vijë përmes iniciativa të tilla, siç mori Ervin Salianji për shkarkimin e kreut të grupit. I ftuar në Report Tv, Gështenja thotë se ka ende mundësi për të ulur në bisedime të gjithë deputetët me njëri-tjetrin dhe për të arritur një zgjidhje.

Në emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, me gazetarin Andi Kapxhiu, deputeti tha se atij nuk i kishin kërkuar firmën për shkarkimin e Alibeajt, por pranon se ka pasur një iniciativë të tillë. Gështenja i ktheu përgjigje edhe akuzave nga grupi i Sali Berishës, të cilëve u tha se askush nuk është i shitur tek Edi Rama, pasi secili ka të drejtë të mendojë ndryshe për çështje të caktuara.

“Nuk dua të bëj albitrin, jam deputet i grupit parlamentar. Të gjithë deputetët janë kolegë të mi që kam komunikim. Në PD duhet pranuar fakti, kush thotë të kundërtën, situata në PD është ndër më të rënda që ka patur në 32 vjet. Nëse flasim që PD është më e bashkuar se kurrë, unë them jo. Më e hapur se kurrë, unë them jo. Ka disa kriza. Përveç krizës politike është kriza e legjitimitetit mes palëve. Nëse dikush thotë a është i dënueshëm veprimi për përjashtim. Në 2023 unë them s’duhet të kemi këto forma. Ky është një vendim i marrë nga kryesia e një viti më parë. Nuk ka njerëz të shitur te Rama. Është tjetër gjë që mendojmë ndryshe, por në fund të fundit ne kemi bindje të djathta. Ne problemin e kemi më Ramën, sa kohë drejtojmë shigjetat me njëri-tjetrin i japim frymë mazhorancës.

Ka patur një lëvizje të tillë. Askush s’më ka kërkuar firmë. Nëse duam bashkimin, ka mënyra. Sic e parashikon statuti, rregullorja. Nëse duam të bashkojmë grupin, të gjithë deputetët e zgjedhur të uleshin bashkë, të diskutonim, secili mund të ketë rezerva. Kjo nuk është normale", tha Gështenja në Report Tv.

Sipas tij, bashkimi i PD-së nuk ka ardhur deri më tani pasi mungon vullneti nga të dyja palët, ndërsa thekson se do ishte e pafalshme nëse do të dalin në zgjedhje me dy kandidatë, pasi kjo gjë do t’i sigurojë fitoren PS-së.

"Mungesa e vullnetit. S’ka vullnet. Duhet të tolerojnë të gjitha palët. O të bashkëpunojmë për hir të demokratëve për zgjedhjet vendore. Ka kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje. Vajtja me dy kandidatë është marrëzi. Do jetë fitore e sigurt për Edi Ramën", u shpreh ai. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor