Të përçarë në dy pjesë zgjedhjet lokale po afrojnë, por brenda PD-së ka nga ata deputetë që ende thonë se duhet të dalin me një kandidat të vetëm. Një prej tyre është edhe demokrati Saimir Korreshi, i cili thotë se nëse dalin me dy kandidatë do të humbin dhe kjo do të çojë në rrënimin e partisë. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Korreshi shprehet se Partia Demokratike duhet të bëjë gjithçka për të dalë me një kandidat.
"Demokratët duhet të futen me një kandidat. Nuk fitojmë me dy. PD duhet deri në finalen e saj të bëjë përpjekje për të bashkuar demokratët dhe të futet në zgjedhje me një kandidat”, u shpreh Korreshi.
Sipas tij, demokratët në bazë e duan bashkimin, por dy liderët, Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj nuk pyesin për bashkimin e partisë. Ai thotë se duhej të kishte përpjekje të mëdha.
“E kërkojnë demokratët, e kanë të qartë. Por duke parë në këtë farë dergjjeje që është PD, ndodh që njerëzit nuk akne besim te ne. Janë të zhgënjyer nga opozita. Berisha u ka premtuar se do rrëzojë Ramën, dhe humbësi dhe fituesi i zgjedhjeve është Berisha. Duhet të kishte përpjekje më të madhe nga ai për tu bashkuar. Logjika nuk shkon, situata po precipiton, nëse s’do kemi ndërgjegje nga liderët, kjo do shkojë drejt rrënimit të PD”, tha Korreshi në Report Tv.
I pyetur përse nuk bashkohet me grupin e Berishës, Korreshi tha dy arsye, një sepse ai nuk u fut në garë me Lulzim Bashën dhe e dyta se proceset e votimit të zhvilluara nga Berisha kanë qenë të njëanshme.
“Sepse nuk kuptova asnjëherë kur Berisha kishte mundësinë të ‘rrihte’ Bashën dhe nuk e beri. Pse do duhej ne të vraponim në dyert e gjykatave. Berisha do ta kishte heq një siklet nëse me datë 18 do kishte mund Bashën me ngritje dorë dhe gjithë demokratët shkonin te selia dhe kishim atë kryetar. Nuk kuptova nxitimin për të bërë procese të njëanshme, kjo është goditja më e rëndë, se demokratët duke mos qenë të përfaqësuar”, tha Korreshi.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
72.9%
-
Jo
23.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2019
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
‘Studio Live’ për dosjet e nxehta/ Topalli: ‘Plumbi i artë’ çështja më e rëndësishme, Rexhepi ‘Eskobari shqiptar’, për masakrën e Dobraçit do ketë 5 masa sigurie
8 Janar, 19:17
-
Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin
8 Janar, 18:22
-
Akuzat se Majko u përgjua për pazare elektorale/ Meçe: 3 faktet që hedhin poshtë pretendimet e Berishës, përgjimi nuk ekziston
8 Janar, 18:17
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Ngjela në ‘Studio Live’: Saliu duhet të ikë nga PD, po e mban peng, kujton se është ende më 1990! SPAK-un e drejton SHBA, a bëhen revolta kundër drejtësisë?
6 Janar, 19:04
-
Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale
6 Janar, 17:54
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin
30 Dhjetor 2024, 20:10
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës
30 Dhjetor 2024, 18:02