Përçarja në PD, Salianji në Kontrast: S’ka vullnet për bashkim, Basha e do vulën për të krijuar një parti më vete! Rithemelimi s’bëri përpjekje

TIRANË- Dy palët në Partinë Demokratike nuk kanë arritur një konsensus për t’u bashkuar, por deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjet lokale 2023. Ndonëse Sali Berisha ka caktuar kandidatët përmes primareve, Salianji thotë në Report Tv se mund të arrihet marrëveshje për bashki të caktuara dhe të fusin kandidatët e grupit tjetër në PD. Më të preferuarin Salianji thotë ta zgjedhin me sondazhe.  

I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ me Denis Mingën, Salianji tha se bashkimi i PD nuk ka ardhur pasi nuk ka pas vullnet nga asnjëra palë. Nga njëra anë, demokrati thotë se Bashës nuk i intereson bashkimi sepse do vulën për të krijuar një parti shumë të vogël, e nga ana tjetër shprehet se Rithemelimi s’ka bërë përpjekje aq sa duhet.

“Ka prapë kohë që duke ceduar secili në egon e vet. Pse të shkruar në gurë janë, kushtetua ndryshon për dy ditë jo kandidatët. Zot i vetes ai që është kandidat mund të bëjë zgjedhje të caktuara nëse ka kandidatë që me sondazhe janë lart. Çështja është a ka vullnet. S’ka vullnet për tu bërë bashkimi se ka një projekt vullneti politik që ta mbajë Basha vulën për të bërë një projekt të tij politik më të vogël. Këtu do jemi dhe do ta shohim lëvizjet. S’ka bërë përpjeke as rithemelimi për të bërë bashkimin. Shtu si pjesa tjetër nuk mund të thotë se nuk vi se kam vulën. Do bëj prapë përpjekje për ta çuar drejt bashkimit dhe drejt një kandidati”, tha Salianji.

Salianji komentoi edhe shtyrjen për herë të 6 seancën për çështjen Babale, ku tha se nuk i trembet një vendimi të gjykatës, por i bëri thirrje asaj për drejtësi. Deputeti tha se kjo është një çështje e sajuar ndaj tij.

“Ka dalë një njoftim publik nga gjykata. Nuk varet nga unë. Është bërë njoftimi që në mëngjes. E pashë që ishte njoftim që nuk u formua trupi gjyqësor, shpresoj që në muajin tjetër në seancën e ardhshme të jepet drejtësi. Nuk i tremben. Çdo vendimmarrje që bëhet në mënyrë të padrejtë, në shkelje të ligjit për ti shërbyer autokracisë padrejtë kthehet në pikë politike, të kthen më shumë në politikë. Çështja e sajuar ku nuk ka ku mban, i vetmi dëshmitar, Alizoti nuk ka kontakt me mua. Nuk kam asnjë kontakt për ta zgjidhur këtë çështje. Ka një gjë të mirë teknologjia sot. Qelizat telefonike tregojnë se ku kam qenë unë dhe ku kanë qenë personat. Vërtetojnë se ata kanë qenë në Vlorë, unë në Tiranë”, tha Salianji.

Lidhur me çështjen Babale, analisti Lorenc Vangjeli tha se e kishte paralajmëruar Salianjin që do të ishte viktimë e denoncimit të tij.

“Salinaji kur kupton rrjedhën e situatave, e kupton që është përfshirë në një situatë që është akuzues edhe viktimë, edhe agresori edhe i pësuari. Nuk ka qenë thjesht Salinji i pari iniciatori i saj, ka qenë edhe kolegë të tij. Histori e qepur me gjysma të vërtetash më të cilën fakti konkret i denoncimit nuk ekzistonte dhe kjo e rrëzonte të gjithë ngrehinën. Para se të fillonin hetimet zyrtare logjika më diktoi ecurinë e procesit. Salinaji është ia akuzuar dhe viktimë e sistemit. Të pata paralajmëruar, ti do të ishe viktima e vetme e denoncimit tënd”, tha Vangjeli.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?