Përçarje në PDK, Krasniqi:
Rexhepi ministër rrugaç

Përçarje në PDK, Krasniqi: <br />Rexhepi ministër rrugaç
Përplasje mes përfaqësuesve të PDK së Hashim Thaçit, Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Bajram Rexhepit, ministër i Brendshëm.
Përplasja mes dy eksponentëve të lartë të kësaj partie ka nisur në sallën e Kuvendit, ndërsa diskutohej rezoluta për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi ka akuzuar ministrin e Brendshëm se po keqpërdor djemtë dhe vajzat në policinë e shtetit, duke iu referuar pranisë së një numri të madh punonjësish të policisë, që kishin rrethuar godinën e Kuvendit.

Por ndërsa ministri Rexhepi ka dalë për të shpjeguar këtë gjë, Krasniqi i ka prerë fjalën: “Sot kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, duke keqpërdorur në mënyrë flagrante pozicionin e tij...”, kaq kanë mundur të thotë Rexhepi, ndërsa më pas i është fikur mikrofoni nga kryesuesi i seancës.

Krasniqi nuk ka kursyer as fjalorin fyes ndaj Rexhepit. Ai iu drejtua grupit parlamentar të PDK-së duke theksuar se “nuk duhet të kishit zgjedhur një ministër rrugaç, i cili sot duhet të jepte dorëheqjen”.

Më tej Krasniqi iu drejtua Rexhepit duke i thënë se: “Nëse nuk sillesh mirë, ti nuk guxon të hysh në Kuvend. Ti mund të duash të bëhesh edhe Mbret i Kosovës, por shefi i Kuvendit jam unë.”

Pas kësaj situate, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme në godinën e Qeverisë.

Rexhepi tha se reagimet e kryeparlamentarit vijnë pas aleancave politike të Krasniqit me disa parti politik, duke aluduar për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kryetari i Kuvendit ma ka mohuar të drejtën për të reaguar ndaj kritikave që më i ka dhënë, duke keqpërdor foltoren e Kuvendit dhe duke akuzuar për diçka që nuk ka qenë fare e vërtetë”, ka thënë Rexhepi.

Thirrjes së Krasniqit për dorëheqje ministri Rexhepi i është përgjigjur duke theksuar se nuk ka ndërmend të ndërmarrë një vendim të tillë.

(jd/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës