Përcillet me nderim lideri i
grupit rock “Djemtë e Detit

Përcillet me nderim lideri i<br />grupit rock “Djemtë e Detit
TIRANE- “Jo tani jo Zot, jo tani
Shpirtin tim jo mos ma merr ti
Në gjumë me klithma, jo,
Thërras për ty,
Jo tani jo, jo tani jo, oh jo jo mos ik”

Janë fjalë që këndonte Genti në refrenin e këngës “Jo tani” , këngë kjo dhe fjalë këto të cilat, sa herë do t’i dëgjojmë, gjithmonë do të në përlotin, sepse duket sikur Genti e kish bër për vete këtë tekst…
Me zërin e Gentit dhe muzikën e grupit në sfond, në praninë e të afërmve, kolegëve dhe personaliteteve të artit e kulturës dhe mjaft adhuruesve të përlotur është bërë dje nderimi i fundit i liderit të famshëm dhe mjaft të pëlqyer të grupit rock “Djemtë e Detit”.

Gent Demalia u nda nga jeta në një moshë mjaft të re, vetëm 40 vjeç. Homazhet janë zhvilluar në hollin e Radio Tiranës, ku familjarëve dhe të afërme të pranishmit iu shprehën ngushëllimet për ndarjen nga jeta në një mënyrë të papritur e shumë të parakohshme të birit të tyre të dashur. Këngëtari i njohur Gent Demalia vuante nga një sëmundje e rëndë prej më shumë se dy vjetësh. Edhe pse në vitin 2013 qeveria shqiptare me një vendim të Këshillit të Ministrave i dha atij një shumë rreth 35 milion lekë për t’u kuruar jashtë vendit, ndërhyrja me sa duket nuk i dha Gentit më shumë se 2 vite jetë.

Gent Demalia megjithëse ishte  i tërhequr nga ekrani prej pak kohësh adhuruesit dëgjonin regjistrimet e hiteve të tij si “Jo tani”, “Mos Qaj” apo “Ëndrrat që për ty i thurra”, “Jakup Ferri”, me ritmin e të cilave kënaqte të vjetër e të rinj bashkë me “Djemtë”.

Respekti për artistin është shprehur, jo vetëm gjatë homazheve ku u ngushëluan familjarët, të afërmit dhe shokët e tij të grupit “Djemtë e detit”, por edhe në rrjetet sociale. Për dy ditë rresht në çdo rrjet social kanë vërshuar komentet ngushëlluese lidhur me vdekjen e Gentit, që vlerësohej tejet për muzikën cilësore e profesionale që ai kishte realizuar. Gent Demajli vlerësohet për faktin se në muzikën e tij rock u përpoq të thyente disa tabu të kohës, dhe që i dha artit shqiptar një vlerë dhe kontribut mjaft të vyer me mesazhet që përcillte nëpërmjet muzikës.

Artisti lezhjan ishte i martuar, dhe nga martesa e tij ka edhe një vajzë të cilën e kishte quajtur Edean. Demalia ishte një profesionist i vërtetë, por jeta e shkurtër nuk ia dha mundësinë të vazhdonte rrugën drejt mitizimit në të gjallë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë