7 persona përdhunuan një 19-vjeçare në Palermo, këngëtari Ermal Meta reagon ashpër: Uroj që secili prej jush të futet në një qeli me 100 ujqër

7 persona përdhunuan një 19-vjeçare në Palermo, këngëtari Ermal Meta reagon ashpër: Uroj që secili prej jush të futet në një qeli me 100 ujqër

Ermal Meta

‘Aty në burg, nëse do të dënoheni, uroj që secili prej jush të përfundojë në qeli me 100 ujqër, që të kuptoni se çfarë është përdhunimi’.

Ky është një nga postimet e fundit, 6 të tilla, të këngëtarit shqiptar Ermal Meta në rrjetet e tij sociale, në lidhje me historinë e përdhunimit në grup që ndodhi në Palermo, ku 7 persona perdhunan një 19-vjeçare.

Këngëtari shqiptar i cili jeton në Itali, bëri thirrje që të merret një ‘dënim shembullor’ për 7 djemtë e akuzuar për dhunë seksuale ndaj një 19-vjeçareje, të kryer më 7 korrik.  Ai sulmoi sistemin arsimor, që sipas tij ‘ka dështuar qartë’, ndërsa shton se 'nevojitet dënimi'.

"Asnjë vepër kriminale nuk ndalet nga frika e riedukimit, por nga ajo e ndëshkimit. Arsimi duhet të funksionojë, para se të kryhet një neveri e tillë. Padyshim që të gjithë jemi të garantuar derisa të na bjerë 'bomba' në shtëpi".- shkruan më tej ai.

Postimet e tij kanë shkaktuar zhurmë në rrjetet sociale, ku prej ditësh qarkullojnë foto të 7 të arrestuarve, të shoqëruara me fyerje dhe kërcënime me vdekje.

“Ju që keni mijëra ndjekës, mos i dërgoni këto mesazhe mizore”, shkruan një grua poshtë postimit të artistit.

Nga ana tjetër, shumë komente në rrjetet sociale janë në në favor të postimeve të këngëtarit dhe kërkojnë drejtësi: “Koncepti i përgjegjësisë kolektive në lidhje me historinë e përdhunimit në Palermo është shumë i rëndësishëm. Lexoni vetëm përgjigjet, poshtë këtij postimi të tmerrshëm të Ermal Metës për të kuptuar se sa problem është në shoqërinë që jetojmë”, shkruan Erika.

Këngëtari vazhdon, postim pas postimi, duke iu përgjigjur atyre që nuk janë dakord me të, duke ofruar vizionin e tij për gjërat: “E tmerrshme është ajo që ata bënë, gjëja e tmerrshme është trauma që vajzës do t’i sjellë për një kohë të gjatë më pas. E tmerrshme është nëna e njërit prej tyre që përpiqet ta bëjë viktimën të duket si një vajzë e përdalë, gjëja e tmerrshme është mungesa totale e ndjeshmërisë, gjëja e tmerrshme është filmimi, tallja, lënia në rrugë si një leckë dhe e tmerrshme është mungesa totale e njerëzisë. Nëse edukimi (detyra e familjes) nuk funksionon fillimisht, dënimi duhet të funksionojë më pas, pikërisht për të mbrojtur komunitetin që është aq afër zemrës".

Më pas, ai shton: “Unë njoh njerëz, gra që nuk janë shëruar kurrë nga një përdhunim, që kërcejnë në këmbë sapo dëgjojnë një zhurmë pas tyre, që nuk kanë arritur as të shkojnë në plazh dhe të veshin rroba banje, si te mos kishin as lëkure. Duam të shpëtojmë dhe të rikuperojmë disa të rinj? Ok jam dakord. Por si të shpëtojmë një vajzë 19 vjeçare që tani e tutje do te ketë frikë nga gjithçka? Sepse ndjejmë përgjegjësi sociale ndaj autorëve dhe jo ndaj viktimës? Nëse ka ndonjë formë përgjegjësie kolektive ndaj autorëve, atëherë duhet të përpiqemi të ndihemi përgjegjës edhe për atë vajzë dhe për të gjitha viktimat e përdhunimit, sepse ndaj tyre ne me të vërtetë i detyrohen diçka, viktimave që duhen ndihmuar për të rindërtuar jetën e tyre”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Palermo mbrëmjen e datës 7 korrik, ku një 19 -vjeçare raportoi se ishte përdhunuar nga 6 burra dhe një i mitur. Ajo tha se pasi e dehën, ata abuzuan ndaj saj, ndërsa policia ka arrestuar 7 personat. Ngjarja u bë publike më 18 gusht.

Marrë nga La Repubblica.it

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë