Përdhunoi të miturën në Kurbin dhe e kërcënonte vazhdimisht, Gjykata e Apelit në Tiranë dënon me 6 vite burg të riun

Përdhunoi të miturën në Kurbin dhe e kërcënonte vazhdimisht, Gjykata e Apelit në Tiranë dënon me 6 vite burg të riun

Foto ilustruese

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 6 vite burg Ervis Gjecin, i cili u arrestua në nëntor të vitit 2019 pas denoncimit nga një vajzë e mitur se ai kishte abuzuar me të dhe po ashtu e kërcënonte vazhdimisht për të vazhduar lidhjen me të, si dhe për të mos frekuentuar shkollën, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë.

Gjeci u dënua nga Gjykata e Kurbinit me 9 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit. Pas këtij vendimi, Gjeci apeloi vendimin duke pretenduar se është i pafajshëm, por Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit.

Ai u shpall fajtor për veprat penale "Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël