Iu drejtua me fyerje Ulsi Manjës/ Vasili për Report Tv: S'dua ta komentoj, Rama nuk do jetë kryeministër në 30 qershor

Shkak për fjalorin fyes në Kuvend, sipas kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, është bërë mosrespektimi i rregullores nga maxhoranca. Vetë Vasili ishte protagonist i fjalorit fyes kur iu drejtua me fjalë banale kryetarit të komisionit parlamentar të ligjeve, Ulsi Manja (Lexo këtu). I ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se Kuvendi dënon vetëm deputetët e opozitës dhe jo ata të shumicës sa herë ka përplasje, tensione apo edhe fyerje në sallën e Kuvendit. Sa i takon protestës së 16 shkurtit, Vasili tha se imponon korrupsioni i madh qeveritar. Lidhur me kërkesën e opozitës për qeveri kalimtare, Vasili tha se Rama nuk do jetë kryeministër në zgjedhjet e 30 qershorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
I tha Ulsi Manjës mos na çaj b**ën/ Vasili: Serinë e fyerjeve dhe sharjeve e hapi Rama

Seancën e fundit të Kuvendit, krahas kryeministri Edi Rama dhe paraardhësit të tij Sali Berisha, protagonist i fjalorit fyes në Kuvend ishte edhe Petrit Vasili kur iu drejtua me fjalë banale kryetarit të komisionit parlamentar të ligjeve, Ulsi Manja (Lexo këtu). Vasili tha se nuk preferon ta komentojë fjalorin e tij, por shtoi se ka qenë Edi Rama ai që e nisur këtë seri sharjesh dhe fyerjesh në adresë të opozitës. "Fjalorin tim në Kuvend nuk e komentoj. Ju e dini sesi e ka etiketuar Edi Rama popullin, me popull që i ngrihet, që s'i ngrihet. Në sallën e parlamentit ndalohet fjala, nuk zbatohet rregullorja. Këtë seri sharjesh dhe fyerjesh e ka hapur Edi Rama. Provoko nga salla...Lësho lumenj fyerjesh. Ka një Kod Etike që nuk u miratua ashtu siç kërkoi OSBE/ODIHR, por u miratua në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca. Për çdo lloj ofendimi, fyerje, Edi Rama nuk dënohet kurrë. Kemi vetëm deputetë nga ana e opozitës që dënohen. Është një parlament që e kanë kthyer në kooperativë të maxhorancës. I kemi bërë një kërkesë komisioni të rregullores, kur Rama krahasoi popullin në mënyrë të shëmtuar dhe kërkuam një masë disa ditore. Nuk ndodhi asgjë. Flamur Noka është dënuar tre herë pse ka kërkuar fjalën në foltoren. Parlamenti ka shkarë në mënyrë të njëanshme. Zgjidhja është 16 shkurti", u shpreh Vasili.  

Ora 16:50
Petrit Vasili: Edi Rama s'do jetë kryeministër për zgjedhjet e 30 qershorit

"Edi Rama nuk mund të qeverisë më kurrë zgjedhjet në Shqipëri". Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e Report Tv. Ai deklaroi se është provuar qartësisht nga Zëri i Amerikës, se qeveria bleu zgjedhjet e kaluara parlamentare të qershorit 2017 dhe për këtë arsye, tha ai, Rama nuk mund të jetë kryeministër në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. "Dhe kjo është bindja e opinionit shqiptar pasi ka dëgjuar qartësisht nga SHBA, që provoi ashiqare sesi vota është shitur dhe blerë nga kriminelët në tavolinë. është kryetari i Bashkisë së Durrës, deputetë dhe muinistra pjesë e mekanizmit kriminal. Kurrë Edi Rama nuk mund të qeverisë më zgjedhje, me një kryehajdut zgjedhjesh".

Ora 16:45
Protesta e 16 shkurtit/ Petrit Vasili: Tre arsyet pse qytetarët duhet të dalin në rrugë

Sa i takon protestës së 16 shkurtit, Petrit Vasili tha se e imponon korrupsioni i madh qeveritar. Ai renditi tre arsyet pse qytetarët duhet të dalin në tubimin e kërkuar nga opozita. "16 shkurtin e imponon një korrupsion i frikshëm, si ai te Unaza e Re, një dëshmi korrupsioni e ulur këmbë dhe kryq atje. Për fat të keq shumicën e lajmeve nga korrupsioni nuk i marrim nga mediat shqiptare por ato të huaja. Kemi edhe ngjarjet e tmerrshme të shkatërrimit të zgjedhjeve të 2017, kolegët e VOA nxorën fakte tronditëse. Së treti, bëhet fjalë për një situatë ku ligjet bazë, si i shërbimit civil ka rënë përtokë. Pamë çfarë ndodhte me punësimet. Ka një varfëri të jashtëzakonshme. Kishim mijëra studentë në rrugë. Të gjitha këto janë arsye për një kulmim në 16 shkurt", tha kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në studion e Report Tv.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 04/02/2019 11:38

    O burri lik ..ramen ske shians ta heqesh ti me fors se e kemi cuar nr si popull me vote dhe vetem ne e rrezijm po t duam..prandaj rri mir e mos bej presjone se ske par ti t ngrihet vertet populli q ka xhuar ramen n pushtett t vesh t rrish n skrapar se n tiran ske m vend

    Përgjigju
  • entela: 03/02/2019 18:09

    petrit gomari , edi rama do jete kryeminister, se e mbeshtet populli , leri dokrrat dhe genjeshtrat o derr

    Përgjigju
  • Fredi: 02/02/2019 18:30

    Petrit bajga!

    Përgjigju
  • rwdu: 02/02/2019 18:04

    Petrit Vasili kur flet me mllef , humb llogjiken dhe argumenton pa pike lidhje . Po mir Rana sipas teje paska fillua u pari ( qe askushi ne parlament nuk degjoji fjalor te njejte me Vasilin ) , po me Ulusi Manjen cfar pate ? Ai eshte nga ata deputet qe nuk ka fjalor rrugaci , dhe se eshte strikt ne ligj dhe ne rregulloren parlamentare . Rama ka bere gabime , por te degjosh kete t**p ,se do iki me 30 Qershor te vjen te qeshesh . Ramen e mban ose e rrezon vetem populli dhe jo anarshia . Vota eshte plumbi per ata qe luajne me popullin

    Përgjigju
  • Tegs: 02/02/2019 18:00

    E kur je dhe ti.politikan o tit morri i mones Do.i them buc** time te vere kandidaturen

    Përgjigju
  • Fad: 02/02/2019 17:00

    O pler, o krye hajdut po pret bytha jote me ardh ne pushtet mortja qe nuk te bie, je bo rob me isjpifur tamam si klyshet e saliut o shkerdhat.

    Përgjigju
    • Tata: 02/02/2019 17:27

      Po pse vetem ti o ministri i drejtesis Rama 1 .cte shtyn ty o lajtar i gjitha Partive .po ke te drejt te ka zene atje ku zmban me o del e lexo o fute dhe shterngo d

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?