'Përdori foltoren fetare për të quajtur shtet terrorist Izraelin', Poli Hoxha për deklaratat e Erdogan: E tha në kontekstin e xhihadit për gjithë myslimanët

'Përdori foltoren fetare për të quajtur shtet terrorist Izraelin', Poli Hoxha për deklaratat e Erdogan: E tha në kontekstin e xhihadit për gjithë myslimanët

Poli Hoxha

1728587946_polihoxha.jpg

Analisti Poli Hoxha e shikon me shqetësim fjalimin e Erdogan nga faltorja e një xhamie ku sulmon Izraelin dhe duket sikur bëri thirrje për gjithë myslimanët e botës për xhihad.

Nga ana tjetër, ai e shikon Ramën të nxirë pas asaj deklarate për shkak të marrëdhënieve të këtij të fundit me Izraelin dhe SHBA. 

'Dimensioni i parë çështja e vetë xhamisë, pse u vonua. Këtu në Shqipëri prej kohësh politika e Erdoganit por edhe e Edi Ramës si kokëulur ndaj çdo të forti. Kemi një konflikt i cili ka buruar nga eksportimi i politikës së Erdoganit në Shqipëri, gulenist apo jo gulenist. Edi Rama ia ka zbatuar gati në 99%. Edhe gulenistët janë spastruar. Çështja ngeci tek kreu i KMSH. Kanë një konflikt lidershipi. Kjo si çështja e shteti bektashi nuk ka ngjitur. 

Fakt që lidershipi është në konflikt të ashpër. Skandal shumë i madh mosprania sot. Vetë KMSH bëri deklaratë, u zbut pak. Turqia që nga 2003 ka të ashtuquajturën diplomacia fetare, neotomanizmi i Erdoganit. Në Ballkan kryesisht. Diplomacia fetare e ka të hapur qeveria e Erdoganit. Në dijeninë time çështja e imamit turk, nuk është problemi pse është turk. Feja është një nga kolonat kryesore të gjeopolitikës. Fe është në luftën e Ukrainës. Feja në Serbi, që e mban Vuçiçin.

Dhe këtu në Shqipëri kur fillon dhe ngacmon deri në këtë pikë, ka ndërhyrë një fuqi më madhore mendoj SHBA dhe NATO. Kjo është arsyeja e zbutjes dhe kalimit në marrëveshje. Skandal i madh që presidenti i shtetit në një xhami bën atë deklaratë të tmerrshme që quan shtet terrorist Izraelin në një foltore fetare. Është në të drejtën e tij. Edi Rama nxihet. Miqësia që i jep Erdoganit nuk i jepet falas. Sot ka fluturuar në Beograd.

Sot ka qenë në monitorim dhe ishte i vrenjtur. Nuk i ka situatat mirë as me SHBA dhe BE. Këtu është lojë me zjarrin. Mesazhi që u nxi Edi Rama dhe u trondita, sepse e tha në kontekstin si xhihad. Gjithë vëllezërit myslimanë në botë duhet të bashkohemi tha kundër terroriste. Rama e qepi. Erdogan shkoi në Beograd, nuk janë myslimanë. E di pse nuk e japi shifrën e dronëve se 3 apo 4. Po shkon të bëjë një marrëveshje super ushtarake. Politika këtu është bërë, nga një anë i jep ishullin e Sazanit, këtej ul kokën.'


Lajmi kryesor:

Erdogan në Tiranë/ Krashi: Ditë e rëndësishme spirituale! Lisander Hoxha: Rama luan me marrëdhëniet personale në diplomaci


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh

Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh