Debate të forta për dënimin e sotëm në panelin e Report TV të emisionit “Frontline”, me temë dënimin e deputetit Ervin Salianji.
Gazetari Flogert Muça theksoi se ndërsa deputeti i PD ishte në “zenithin e tij me çështjen Babale, vendimi i sotëm për të e dëmtoi jo vetëm juridikisht, por edhe politikisht”. Maksimizimi që ai kishte arritur në politikë, tashmë u dënua me humbjen e mandatit. Ai u shpreh se Salianji nuk është dënuar për shpifje, por për kallëzim të rremë.
“Është vërtetuar se Salianji ishte regjisori që ka regjistruar një bisedë të rreme ndaj vëllait të ish-ministit Xhafa”, tha Muça. Më tej ai pati një debat të fortë edhe me Genc Burimin, i cili ishte në lidhje Skype nga Franca.
Burimi e cilësoi dënimin të rëndë dhe të tepruar, duke bërë krahasime me disa raste në Francë, përfshi edhe Sarkozi. Ai këmbënguli se ka dallime mes shpifjes dhe kallëzimit të rremë.
“Dënimi është shumë i rëndë”, tha Burimi.
Debati kaloi edhe me shkëmbim batutash mes gazetarit Flogert Muça dhe Genc Burimit, teksa i dyti e cilësoi si “djalosh” apo "agjent të qeverisë", kurse i pari i kujtoi se “e kishte marrë ferra uratën”, duke bërë edhe ironi me të.
“Fredi Belerin e nxore nga burgu, shko e nxirr edhe Ervin Salianjin. Jemi të gjithë të barabartë para ligjit, jo deputeti i nënës dhe ne të tjerët të njerkës. Jam djalosh, nuk kam rrjedhur. Ti je i tensionuar, ndaj qetësohu. Mos po kërcënon?”, tha Muça.
Franc Nuri, jurist PD, u shpreh se “nuk e priste vendimin”.
“Është një vendim i ashpër, ekstrem, në lidhje me një nga akuza me të lehta të Kodit Penal. Mund të ishte dënuar me kusht, me shërbim prove, shërbim në komunitet”, tha ai.
Ndërsa gazetari Poli Hoxha u shpreh se “vendimi do vinte një ditë”.
“Ky vendim do vinte një ditë, siç do vijë për Berishën, gjithë të tjerët, madje edhe Edi Ramën. Kjo është drejtësia, një herë të kënaq një herë të hidhëron e një herë të ëmbëlson. Nuk them dot nëse është vendim i drejtë, por nuk mund të sulmosh gjyqtarët, një herë i lavdëron si trimëresha që i dhanë vulën dhe njëherë i akuzon për dënimin e Salianjit. Janë gjyqtaret e njëjta”, tha Hoxha ndër të tjera.
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.3%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
73.8%
Vota total: 141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë! Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës
23 Janar, 21:20
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32
-
Spahiu për 21 Janarin: Jam pesimist, mendoj se urdhëruesit e vrasjeve nuk do dënohen kurrë! Disa nga veprat rrezikojnë të parashkruhen
21 Janar, 21:20
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Betimi i Trump në ‘5 Pyetjet’/ Çollaku: Test është Putini, dimër i ftohtë! Xhafaj: Plani i tij i frikshëm, BE të jetë në bllok! Mulaj: Presion ndaj Rusisë! Krisafi: Lufta e ardhshme, Arktiku
20 Janar, 22:04
-
Esencë-Report Tv/ Heronjtë e shqiptarëve, mitet, enigmat dhe simbolet!
19 Janar, 21:29
Saliajanji ishte i denuar qysh para 5 vitesh POLITIKA do argate e ysmeqare!
PërgjigjuFiks si kushëri i ilir metës
PërgjigjuOre ky Burimi me teori prej idjoti si ka mundēsi qē meret nēpēr sdudjo me kētē llogjik qē ka. Salinjanin e ka par gjith Shqipria qē ēshtē mashtrus ordiner. E burgun e ka hak 100%. Kta thon qē kur drejtēsia vendos nē favor tē partis wc pd ēshtē drejtēsi e vērtet , e kur vendos kundra ēshtē e kapur. E kur drejtēsia dēnon krahun e partis socjaliste thon drejtēsia vuri drejtēsin nē vēnd. Prandaj dhe populli Shqiptar nuk i jep votēn Sali Bajgēs.
Përgjigju