SHBA - Universiteti i Miçiganit ka arritur në përfundimin se sa më shumë të përdorni Facebook-un, ndiheni me keq. Në studimin që u udhëhoq nga Ethan Kross, morën pjesë 82 persona, të cilët u testuan për një periudhë dy javore.
Pjesëmarrësit në studimi filluan të testoheshin se sa të kënaqur ishin me jetën e tyre. Ata u studiuan për 2 javë rresht nga hulumtuesit dhe u pyetën se çfarë mendonin për veten, si dhe sa herë kishin shpenzuar kohën në facebook që nga hera e fundit që ata ishin testuar.
Sa më shumë që kalonin kohë në facebook, ata shprehnin ndjenja të këqija. Udhëheqësi i studimit dhe psikologu, Ethan Kross tha se kur njerëzit janë në facebook, nuk angazhohen për aktivitete të tjera që mund të jenë të mira për ta, duke bashkëvepruar me njerëzit në jetën e përditshme.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com