Kompania dentare ‘Dental Turk’ akuzohet për krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës. Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale ka finalizuar një operacion të koduar nga ku është zbuluar se kompania Dental Turk ofronte shërbime dentare me produkte të skaduara, për të cilat nuk dispononin as fatura zhdoganimi.
Në pranga ka rënë administratori i klinikës, turku me iniciale Adnan Yizdizoglu 59 vjeç, ndërsa janë vënë nën hetim 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç.
Nga operacioni janë sekuestruar 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.
“Tiranë/Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizon operacionin policor të koduar “Dentistry”.
Zbulohet se në një klinikë dentare në “Don Bosko”, kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produkte të skaduara.
Sekuestrohen 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara.
Arrestohet administratori i klinikës (shtetas turk).
Vihen në hetim koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një subjekt (klinikë stomatologjike) në zonën “Don Bosko”, kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizuan operacionin “Dentistry”.
Gjatë ndërhyrjes në ambientet e klinikës, u kap dhe u arrestua administratori i subjektit, shtetasi turk, A. Y., 59 vjeç.
Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.
Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lajmi në përditësim...

Personi që shihni në foto është turku me iniciale Adnan Yizdizoglu 59 vjeç, administrator i klinikës dentare ‘Dental Turk’. Yizdizoglu është arrestuar pas konstatimit të produkteve të skaduara në klinikë, që përdoreshin për t’i ofruar shërbim klientit. Gjithashtu klinika nuk dispononte fatura fiskale pë produktet.
Nga operacioni janë sekuestruar 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.
Komente







