Një efektiv i Shqiponjave është dërguar për gjykim nga prokuroria e Fierit pasi përdorte një të mitur për të shitur drogë.

Hetimi i nisur në vitin 2024 provoi se Brian Dëma rekrutoi fillimisht të miturin me qëllimin për të marrë informacione.

Megjithatë, qëllimi i vërtetë i tij ishte të shfrytëzonte nxënësin i cili vinte nga një situatë me probleme familjare e ekonomike dhe varësi nga droga, për të shitur lëndë narkotike.

Mbi Dëmën rëndojnë akuzat ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Shtytja e të miturit në krim.’

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lajm në përditësim...