Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë Rusinë se nuk duhet të përdorë pretekstin e “ndihmës humanitare” për të dërguar trupa në Ukrainën Lindore. Ambasadorja Amerikane në Britani Samantha Power, tha se një ndërhyrje e tillë do të ishte “tërësisht e papranueshme” dhe “do të shihet si një pushtim i Ukrainës”.
Ndërsa Sekretari i Punëve të Jashtme të Anglisë, Philip Hammond, tha se “paralajmëron fuqishëm Rusinë të shmangë çfarëdolloj aksioni provokativ”.
Sipas zyrtareve raportohet se mjaft trupa të armatosura dhe mjete të rënda ushtarake Ruse janë vendosur në kufirin e Ukrainës me pretekstin për ndërhyrje humanitare. Por Hammond thekson se në kushtet e luftimeve të ashpra që vazhdojnë të zhvillohen mes separatistëve dhe forcave ushtarake Ukrainase, një ndërhyrje e tillë është e pajustifikueshme dhe ilegale.
Në kuadër të mbështetjes së Ukrainës kundër luftës me separatistët pro-Rusë, Kanadezët kanë ofruar ndihmën e tyre me anë të një avioni që ka transportuar pajisje luftarave si helmeta, veshje mbrojtëse, tenda dhe çanta gjumi, për t’u ardhur në ndihmë ushtarakëve në lindje të vendit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO