E ndërsa kampionati është i pamundur për t’u fituar këtë edicion, pasi Barcelona është shkëputur ndjeshëm me 15 pikë, drejtuesit e Realit të Madridit janë duke menduar vetëm për Champions Leaguen.

Merenguesit kanë 11 vite që nuk e fitojnë trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë duke lënë një shije jo të mirë te tifozët.

Në edicionet e fundit ‘galaktikët’ kanë qenë shumë pranë finales, por në metrat e fundit janë eleminuar.

Këtë edicion Presidenti Perez e do me cdo kusht trofeun e lakmuar, aq më tepër që në verë janë zgjedhjet për presidencën e re.

Për këtë arsye Perez ka vendosur një shumë prej 500 mijë eurosh për cdo futbollist shpërblim nëse do të fitohet Champions League.

Edicionin e kaluar premioja ishte 360 mijë euro, por këtë edicion, duke qenë se shpresat për La Ligan janë shuar dhe objektivi i vetëm është Championsi stimuli është rritur.   


Dylber Balla