As finalja e Superkupës së Spanjës nuk i "shkriu akujt" mes Barcelonës dhe Real Madridit. Presidenti i Galaktikëve, Florentino Perez nuk shkoi në festën e organizuar nga Federata në Jeddah.
Nga ana tjetër, Joan Laporta i Barcelonës tha se “marrëdhëniet me Real Madridin janë shumë të këqija dhe aktualisht janë të prishura. Ato gjithmonë mund të riparohen, por tani për tani janë kështu”. Emilio Butragueno përfaqësoi Real Madridin.
“Ne vepruam me respektin dhe përzemërsinë më të madhe. Ai nuk erdhi në eventin e Federatës, ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Ne kemi respektin më të madh për rivalin tonë dhe përfaqësuesit e tij”, tha Laporta.
Lajmi kryesor:
El Clasico për trofeun e Superkupës së Spanjës, Flick: Mbappe është më i miri në botë! Xabi Alonso: Sfidë shumë e veçantë




