Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit në Bularat: Do të kryejmë një hetim të pavarur administrativ

GJIROKASTËR- Në fshatin Bularat për të vizituar familjarët e grekut të vrarë ka mbërritur edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Petrit Azemi.

Para mediave, Azemi tregoi që kishte takuar familjarët e të ndjerit duke sqaruar edhe vizitën e tij.

Qëllimi i ardhjes tonë këtu? Do të kryejmë një hetim të pavarur administrativ.

Petrit Azemi,  përfaqësuesi i Avokatit të Popullit

I pyetur nga gazetarët grekë, nëse Koçifa mund të kapej dhe të mos vritej, ai u përgjigj se hetimet do ta zbardhin një pretendim të tillë. 

Sa i takon ekspertizës nga pala greke ai u shpreh: 

Jemi në dijeni të faktit se me kërkesë të familjarëve kemi kërkuar një ekspertizë mjeko-ligjore. Autopsia e tij është kryer tani është e drejta e tyre që të marrin të gjithë aktet që shohin të arsyeshme.

Petrit Azemi,  përfaqësuesi i Avokatit të Popullit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jul Qesari: 30/10/2018 16:33

    ..po ketu a jemi ne Territorin e Republikes se Shqiperise..,pse vetem Flamur Grek..,ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Ukh: 30/10/2018 14:38

    Ua, paskemi avokat populli? O Petrit, po kur u vrane e perdhunuan Shqiptaret e tjere ne Greqi, a nuk munde te beje nje “hetim administrativ” te pavarur? Po te drejtat e Shqiptareve qe shkelen dita dites ne Shqiperi, duke filluar nga mohimi i lejes per protesta deri tek gjykata kushtetuese qe mbahet peng the arrestimet e padrejta, a nuk do besh nje hetim gjithperfshires administrativ? Mjaft me b*thlepirjen greke. Dergoi gerrqise edhe nje kerkese per falje meqe je aty. Politikane bq. 140 bq ne kuvend, as edhe nje fjale. Ju ngelte buka ne fyt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë