Përfaqësuesi i OSBE-së letër Ramës: Shpifja, jo kompetencë e AMA-s! I takon gjykatave

Harlem Desir, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e Medias i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama lidhur me ndryshimet e ligjit të Medias Audiovizuale në Shqipëri, për draftin e fundit të paraqitur nga qeveria shqiptare për të ashtuquajturën “paketën antishpifje” e cila pritet të rregullojë tregun e mediave online.

Ai thotë se AMA nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, pasi ato duhet të mbeten nën kompetencat e Gjykatave. Desir nënvizon se drafti i fundit, ka përmirësime të dukshme në krahasim me ato që janë përgatitur më herët.

"Vërej se ka pasur përmirësime të rëndësishme në krahasim me draftet e përgatitura më herët. Versioni i fundit i projektligjit për mediat audiovizuele përmban dispozita të reja që përcaktojnë më mirë dhe më saktësisht objektin dhe fushëveprimin e ligjit dhe përmend nevojën që AMA të respektojë standardet ndërkombëtare dhe rajonale kur të miratojë vendimet e saj.

Është pozitive që dispozitat problematike në lidhje me regjistrimin e emrave të domain-it dhe bllokimin e përmbajtjes në internet janë hequr dhe se propozimi përfshin një përshtatje specifike të së drejtës për t'u përgjigjur në mjedisin e ri të botimeve elektronike AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave”, shkruhet ndër të tjera në letrën e Desir.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias vëzhgon zhvillimet në të gjitha 57 shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, duke dhënë paralajmërimet për shkeljet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!