Përfaqësuesi i turoperatorëve në Report Tv: Lufta ka goditur rëndë sektorin e turizmit, prenotimet për në Shqipërinë kanë rënë me 40%

Në studion e Report Tv për të folur rreth luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj, ishte i ftuar përfaqësuesi i tur operatorëve, Besnik Vathi i cili tha se ka pasur një ndikim serioz mbi turizmin shqiptar dhe jo vetëm.

Ai sqaroi se lufta ka shkaktuar një preson psikologjik mbi njerëzit, duke bërë që ata mos të duan të prenotojnë për pushime nga ndjesia e pasigurisë ose t’i anulojnë ato.

“Ky vit filloi mirë me heqjen e masave anti-COVID, por menjëherë me fillimin e luftës situata ndryshoi në mënyrë negative, pasi vet fillimi i luftës pati disa pasoja. E para është ajo psikologjike që është tek qytetarët, klientët, turistët. Në situatë luftë e kanë më të vështire të vendosin për rezervime. Në kushtet e frikës së përshkallëzimit dhe zgjerimit të luftës i bënë ata më të stepur për prenotime. Rritja e çmimit të karburantit është pasojë direket në fluturime ndërkombëtare, drejt Shqipërisë ose e kundërta.”, tha ai.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu përfaqësuesi i tur operatorëve tha se prenotimet kanë rënë me 40%.

“Prenotime kishe përgjatë muajit prill për turet historike-kulturore, ku një pjesë e madhe do të vinin nga vendet e Evropës Perëndimore, por janë anuluar. Shkaku është lufta. Për sezonin e verës, ka prenotime nga vendet e Evropës lindore dhe perëndimore, por ritmi i tyre ka rënë me 40%.”, u shpreh ai.

Lidhur me prenotimet e bëra përpara luftës dhe ndryshimin e çmimeve të caktuara më parë, Vathi tha se gjithçka varet nga çmimi i karburantit në bursë. Kjo nënkupton se kompanitë ajrore kanë të drejtë t’i ndryshojnë nëse çmimi i naftës rritet.

“Të gjitha kontratat mbështeten në çmimin e karburanti në një mesatare sipas burës, nëse çmimet ndryshojnë, menjëherë i lind e drejt kompanive ajrore t’i rrisin ato. Mos harrojmë që karburanti është edhe faktor i rëndësishëm në të gjitha kostot e tjera, hotele, transporti me autobus.”, u shpreh ai.

Vathi tha se e vetmja shpresë për turizmin është fundi i luftës në Ukrainë, përndryshe situata do të përkeqësohet.

“Shpresojmë që lufta të ndërpritet, kjo do të ishte e vetmja shpresë për të krijuar siguri për një turizëm normal. Nëse zgjat do i thelloi pasojat dhe situata nuk do të jetë aq optimiste.”, u shpreh ai.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë