TIRANE- Hyn në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave që përcakton kategoritë e invalidëve që përfitojnë nga kompensimi i energjisë dhe masa e pagesës që do të merret. Sipas VKM-s, përfitojnë individët të "Statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik", që kanë nevojë për kujdestarë dhe u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 lekë në muaj. 

“Individëve përfitues "Për statusin e të verbrit",  që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 lekë në muaj. Individëve përfitues të "Statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik", dhe individëve përfitues "Për statusin e të verbrit", të cilët nuk kanë nevojë për kujdestarë, u jepet një kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 1 400 lekë në muaj.