TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e Sokol Zhujas.  

Gazetari i 'Report Tv', Arsen Rusta mëson se personi në fjalë është tregëtues perimesh, i cili mbledh kryesisht gështenja që më pas i eksporton.

Zhuja dyshohet se rrit artificialisht çmimin e gështenjës nga ata që e blen që janë të regjistruar si fermerë duke shtuar kështu edhe vlerën e TVSH-së që rimburson.

47-vjeçari duke rimbursuar për 3 vjet ka përfituar rreth 400 milionë lekë.