TIRANE - Policia e Tiranës ka arrestuar sot personin e nëntë të një grupi prej 10 shtetasish të akuzuar se nëpërmjet krijimit të skemave mashtruese të kompanive të tyre, kanë përfituar deri në 2 milionë euro nga pagesa e TVSH-së.
Në prangat e policisë ka rënë Estref Dedja, 53 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg". Ai akuzohet për një sërë veprash penale ndër të cilat "Falsifikim i dokumentave", "Fshehja e te ardhurave", "Mashtrim", "Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin".
Lidhur me veprat e mësipërme, Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar përgjatë muajve Qershor – Korrik të këtij viti ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për 9 shtetas.
Sipa hetimeve mësohet se, 10 shtetasit përfaqësues të bizneseve, kanë krijuar skema mashtruese të kompanive të tyre, duke hapur dhe mbyllur përfaqësitë e tyre në biznes, me qëllim përfitimin nga pagesa e TVSH-së.
Ndërkaq, janë ekzekutuar vendimet penale të Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:
Henri Vinçez Derani, 31 vjeç. u ndalua nga policia në datë 15.07.2014.
Arjan Mustafa Karaj,41 vjeç,lindurdhe banues ne Selitë tëTiranës. U ndalua nga policia në datë 29.06.2014.
Marjon Maksimiljan Gjerazi, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. U ndalua nga policia në datë 15.07.2014.
Evangelos Nokolaos Mantas, 68 vjeç, lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, me shtetësi dhe kombësi greke. U ndalua nga policia në datë 18.07.2014.
Arjan Xhemajl Beraj, 19 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. U ndalua nga policia në datë 04.08.2014.
Për shtetaset E.L. dhe A.K. si dhe shtetasin E. B. 39 vjeç, Gjykata e Tiranës, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” po për të njëjtat vepra penale.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO