'Do marrësh dyfishin nga kompanitë e siguracionit në Zvicër', fituan mbi 1 mln euro duke mashtruar qytetarët, arrestohet kosovari në Tiranë! Në kërkim bashkëpunëtorja e tij

'Do marrësh dyfishin nga kompanitë e siguracionit në Zvicër', fituan mbi 1 mln euro duke mashtruar qytetarët, arrestohet kosovari në Tiranë! Në kërkim bashkëpunëtorja e tij

Foto ilustruese

Një person është arrestuar dhe një tjetër shpallur në kërkim ditën e sotme në Tiranë, të akuzuar për mashtrim. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është arrestuar një 51-vjeçar me incialet L.M., lindur në Kosovë dhe rezident në shtetin e Zvicrës, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij, shtetasja R.B.

Aktiviteti i paligjshëm i këtyre dy personave u zbulua nga policia pas disa muajsh hetime dhe kallëzimeve të bëra nga disa qytetarë të ndryshëm. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumente shëndetësore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitonin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ”Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas