Familjarë të disa të dënuarve që vuajnë dënimin në IEVP Fushë-Krujë janë mbledhur përpara burgut pasi kanë që ditën ë djeshme që presin familjarët e tyre, të cilët përfitojnë nga amnistia por nuk janë liruar ende.
Sipas familjarëve shkak është bërë vonesa e zbardhjes së vendimit nga gjykata dhe ekzekutimi nga prokurorët, ndërkohë që dënimet në formë të prerë nga apeli janë marrë shumë muaj përpara.
Nga ana e drejtuesve të IEVP Fushë-Krujë, familjarëve i është thënë që duhet të presin një përgjigje tjetër nga prokuroria ose t’i drejtohen gjykatave, pasi afati i amnistisë ka përfunduar ditën e djeshme.

Ata i kërkojnë ministrit të Drejtësisë dhe institucioneve përkatëse të marrin masa për këtë ngërç burokratik, i cili po mban padrejtësisht familjarët e tyre në burg.
Komente

