Alban Skënderaj është një nga zërat më të dashur për publikun shqipar. Ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes përsa i përket edhe postimeve në rrjetet sociale, por së fundmi i ka trembur të gjithë fansat dhe dashamirësit e tij.
Albani ka publikuar një foto në profilin e tij në Intagram ku tregon vendin se ku do të këndojë këtë të shtunë. “Kjo do jetë performanca ime e fundit në Tiranë për një kohë të gjatë,”- shkruan Skënderaj krahas fotos.
Postimi i fshirë nga Alban Skënderaj
Tashmë këngëtari shqiptar e ka fshirë postimin pa dhënë shpjegime se çfarë donte të thoshte me ato fjalë. Në profilin e tij vihet re që ka postuar video të shumta ku ka dhënë koncerte në Chicago, dhe do të japë në New Jersey. Mesa duket ylli shqiptar ka nisur një tur në Amerikë.